www.ofertapune.net Shofer - Kategoria B (2), Depoist (2) | PunaIme

Shofer – Kategoria B (2), Depoist (2)

Kompania

LB Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-05-2024

Data e perfundimit

07-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për Punë/ 2 Shofer, 2 Depoist- LIPJAN

LB GROUP SH.P.K. është lidere në kosovë në fushën e tregtimit të lëndëve të para për pasticeri ,furra buke , dhe në fushën e sektorit te paketimit.

LB GROUP SH.P.K. është prodhuesi më i sukseshëm i paketimit në Kosovë me një kapacitet shumë të madhë prodhues të letrës dhe kartonit , duke bërë prodhimin e gotave të kartonit dhe ambalazhe për industrinë ushqimore në bazë të organizimit për efikasitet ne punë teknologji te avancuar ,orientim të sinqertë ka blerësi janë arritur suksese shumë të larta dhe të qëndrushem.

LB Group po kërkon njerëz të talentuar për punë për pozitën:

Shofer me kategori B –                                Dy (2) pozita

Depoistë (Prishtinë)                                      Dy (2)  pozita

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat kryesore Shoferi:

  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
  • Barazohet në baza ditore me arkataren e korporatës, për të hollat e marra nga klientët për mallin e dërguar;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.

Detyrat kryesore Depoisti:

  • Te beje pergatitjen per daljen e mallit nga depo dhe organizimin e liferimit te mallit,
  • Te kujdeset per mirembajtjen e vendit te punes,
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Patent shofer të kategërisë B(per poziten e shoferit)
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Të interesuarit për të marrë këtë pozitë dërgoni CV-në tuaj në E-mail:

[email protected]

Afati për apikim është deri më datë 31 Maj 2024.

Kandidatët e përzgjedhur për konsulta të mëtutjeshëm do të kontaktohen për intervistë.