www.ofertapune.net Shofer (Kategoria B) | PunaIme

Shofer (Kategoria B)

Kompania

Mokne

Lokacioni

Burim

Data e publikimit

28-04-2025

Data e perfundimit

25-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kompania Mokne Group L.L.C. është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja i ka filluar në vitin 2022 ku për qëllim primar ka prodhimin dhe shitjen e ujit natyral të amballazhuar.

Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të ujit e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një ujë të këtij niveli.

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë.

Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni: Istog

Pozita: Shofer

Detyrat Kryesore:

  • Është përgjegjës për të transportuar mallin sipas nevojve të kompanisë;
  • Është përgjegjës për liferimin e mallit në pika sipas shitjeve ditore;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Kandidatët duhet të posedojnë patentë shofer të kategorisë B;
  • Kandidatët duhet të kenë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune;
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] apo përmes butonit më posht ‘’Apliko këtu’’.

Pse të zgjidhni Mokne Group L.L.C.?

Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë.

Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.

Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.

Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?