Shofer/e
Data e publikimit
24/07/2020
Data e perfundimit
06-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Vozitës
Në bazë të nenit 66 pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisjes Lokale Nr. 03/L-040, nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 , Njësia e Personelit të komunës së Rahovecit shpall:
KONKURS
Titulli i vendit të punës:
- Shofer ( 1 pozitë).
Drejtoria:Drejtoria për Administratë.
Paga Mujore: 242.00 euro ose koeficient i pagës 4.
Detyrat dhe përgjegjësit:
- bën drejtimin e automjeteve, kujdeset për automjetin për të cilin është i ngarkuar për mirëmbajtjen e tij, lyerjen,evitimin e prishjeve,uljen,ujin, etj
- mirëmban edhe automjetet tjera sipas orarit të punës përmes mbikëqyrjes profesionale të automekanikut
- është përgjegjës për automjet dhe për pajisjet në automjet
- në fletudhëtimet regjistron numrin e kilometrave të kaluara në udhëtim dhe shënimet tjera të cilat në fletudhëtim kërkohen
- paraqet dhe informon personin përgjegjës për çdo defekt dhe dëm të shkaktuar në automjet dhe bënë arsyetimin e shpenzimeve të derivateve dhe të kilometrazhesh së kaluar
- paraqet raporte pune mujore, periodike dhe vjetore
- kryen edhe punë tjera të caktuara sipas kërkesës së eprorit që janë në pajtim me ligjin.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë konkurrimi në këtë pozitë kanë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.
Shkathtësitë e kërkuara (kualifikime, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend pune):
- Shkolla e mesme
- Patent shofer për kategorin ‘B”
Dokumentet:
- Diploma e shkollës së mesme Kopja e patent shoferit
- Certifikata që nuk është nën hetime Certifikata e lindjes
- Kopja e letërnjoftimit CV-ja
Kohëzgjatja e punësimit: Punësimi është në kohë të pacaktuar.
Data e mbylljes së konkursit: Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit.
Kandidatët e suksesshëm të cilët hynë në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit me gojë.
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Komunën e Rahovecit- Zyrën e pranimit në katin përdhes. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit të nevojshme, siç kërkohet te pjesa e konkursit.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen, kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Apliko këtu