Shofer/e në QKMF
Data e publikimit
14/04/2021
Data e perfundimit
30-04-2021
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Vozitës
Duke u bazuar në nenin 79 dhe 80 të Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:
S H P A L L J E E R E K R U T I M I T
Titulli i vendit të punës: Shofer/e në QKMF
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Numri i Pozitave: (1) një
Grada/Koeficienti: Sipas koeficientit 4.0
Kohëzgjatja e emërimi: Me kohë të pa caktuar
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Drejton automjetin apo auto ambulancën për nevojat e QKMF-së,
- Të transportoj më makinë apo fugon personelin apo pacientë sipas nevojave të institucionit.
- Të kontrolloj dhe inspektoj automjetet si sh: rrotat, dritat, frenat, vajin, ujin etj ,
- Të bëjë riparime të dhe servisimin e defekteve në vetura,
- Të mirëmbajë dhe pastroj automjetin brenda dhe jashtë,
- Kryen dhe pune të tjera në lëmin e tij përkatëse me kërkesë të
Kualifikimi Arsimore dhe Profesionale:
- Të ketë të kryer shkollën e mesme;
- Të ketë patentë shofer kategorinë
Provoja e Punës dhe Aftësitë :
- Të ketë provojë në vozitje së paku 5 vite;
Dokumentet e kërkuara:
- Formulari i aplikimit i plotësuar;
- Diploma mbi kualifikimin;
- Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje);
- Vërtetimi për përvojën e punës (nëse ka);
- Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
- Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 16.04.2021 deri 30.04.2021(15:00).
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë.
Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/
-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.