Shofer Autobusi (3), Kondukter Autobusi (2)
Data e publikimit
12-03-2025
Data e perfundimit
31-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
SHARR TRAVEL shpall konkurs pune për pozitat e Kondukterëve dhe Shoferëve të Autobusit për udhëtime në linjat e rregullta, si dhe për udhëtime me grupe turistike.
Pozitat e hapura:
- 3 Shoferë të Autobusit
- 2 Kondukterë të Autobusit
Kriteret për Shoferët:
- Të kenë përvojë të mëparshme në drejtimin e autobusëve.
- Të kenë patentë shoferi të vlefshme për autobus (kategoria D).
- Të jenë të përgjegjshëm, të komunikueshëm dhe me aftësi të mira ndërpersonale.
- Të jenë të gatshëm për udhëtime të gjata.
- Të kenë angazhim dhe seriozitet në punë.
Kriteret për Kondukterët:
- Të kenë përvojë pune si konduktor në linjat ndërkombëtare.
- Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj pasagjerëve.
- Të jenë të gatshëm të punojnë në orare fleksibile dhe nën kushte presioni.
- Të jenë të angazhuar dhe të përkushtuar ndaj detyrës.
Për të dyja pozitat:
- Gatishmëri për punë në turne dhe orare fleksibile.
- Të kenë sjellje profesionale dhe etike në mjedisin e punës.
- E obligueshme njohja e gjuhëve të huaja, veçanërisht anglisht.
- Preferohet që të kenë njohuri për udhëtimet ndërkombëtare dhe të jenë të familiarizuar me rregullat dhe standardet e sigurisë gjatë udhëtimeve.
Ofrojmë:
- Mundësi për rritje profesionale.
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Pagesë konkurruese dhe kushte pune të mira.
Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre të përditësuar përmes butonit “Apliko Këtu” apo në adresën e emailit: info@sharrtravel deri më datën 31.03.2025.
Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni në numrin 044344260.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre të përditësuar përmes butonit “Apliko Këtu” apo në adresën e emailit: info@sharrtravel deri më datën 31.03.2025.
Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni në numrin 044344260.