www.ofertapune.net Shofer (3), Faturist / Faturiste (2) | PunaIme

Shofer (3), Faturist / Faturiste (2)

Kompania

LB Group

Lokacioni

Lipjan , Prishtinë

Data e publikimit

18-04-2025

Data e perfundimit

18-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PËR PUNË LB GROUP SH.P.K.

  • Shofer (3 pozita)
  • Faturist / Faturiste (2 pozita)

Lokacioni: Lipjan – Prishtinë

LB GROUP SH.P.K., lider në Kosovë në fushën e tregtimit të lëndëve të para për pastiçeri, furra buke dhe në sektorin e paketimit, është një nga prodhuesit më të suksesshëm në vend. Kompania posedon kapacitete të mëdha prodhuese për letra dhe kartonë, duke prodhuar gota kartoni dhe ambalazhe për industrinë ushqimore, bazuar në organizim efikas, teknologji të avancuar dhe orientim të sinqertë ndaj klientëve. Këto parime kanë kontribuar në arritjen e sukseseve të qëndrueshme dhe afatgjata.

LB GROUP po kërkon persona të talentuar për pozitat: Faturist/e dhe Shofer.

Kualifikimet e kërkuara për pozitën Faturist/e:

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm ose të lartë (e preferuar arsim i lartë);
  • Përvojë pune në profesion, minimum 1 vit;
  • Njohuri të programeve të kontabilitetit (vlerësohet si përparësi);
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve MS Office (Word, Excel, etj.);
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion.

Kualifikimet e kërkuara për pozitën Shofer:

  • Të ketë përfunduar së paku shkollën e mesme;
  • Përvojë pune minimum 1 vit;
  • Të posedojë patentë shoferi – Kategoria B;          
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese.

Procedura e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në butonin “Apliko Ketu” ose ne adresën elektronike:

[email protected]

Afati i fundit për aplikim është: 18.05.2025

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?