Shofer (2), Ndihmës Depoist (2)
Data e publikimit
25-05-2023
Data e perfundimit
14-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Pejë. Pozitat e hapura janë:
- SHOFER (x2)
- NDIHMËS DEPOIST (x2)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
SHOFER
- Transporton mallrat e korporatës në rajonin e caktuar.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
NDIHMËS DEPOIST
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Për Shofer, të ketë patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 14 qershor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.
Apliko këtu