Shofer (2), Merchandiser (6), Ndihmës Depoist (2), Agjent i shitjes (2)
Kompania
Perfect Blue
Data e publikimit
29-01-2024
Data e perfundimit
10-04-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Perfect Blue L.L.C shpallë KONKURS për pozitat:
- Shofer (2) (Prishtinë)
- Merchandiser (6)
- Ndihmës Depoist (2) (Prishtinë)
(Të gjitha pozitat janë me orar të plotë të punës)
Shofer (2) (Prishtinë)
- Preferohet të ketë të paktën 1 vit përvojë pune paraprake në pozicione të ngjashme
- Të njohë mirë Rajonet e Kosoves për shpërndarjen e porosive
- Të ketë aftësi komunikuese dhe sjellje të mirë
- Të ketë aftësi të mira të kalkulimit, menaxhimit të parasë dhe kthimit të kusurit
- Aftësi për të punuar nën presion dhe afate të shkurta kohore
- Të posedojë patent shofer valid të kategorisë B
Merchandiser (6)
Prishtinë, Vushtrri-Mitrovicë , Prizren – Suharekë, Pejë – Gjakovë, Ferizaj – Gjilan
Përgjegjësitë për pozitën
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
- Kërkon mundësitë për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
- Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur;
- Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion;
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale.
- Të ketë patent shofer të katgorisë B.
Ndihmës Depoist (2) (Prishtinë)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të bëjë pranim/dorëzimin e mallit në depo.
- Kryen sistemimin e produkteve në rafte apo magazine dhe paktimin e mallit për transport.
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me punën në dhe rreth depos.
- Tërheq dhe përgaditë produktet për dërgesë, duke siguruar që numri dhe lloji i saktë i produktit është i ngarkuar dhe dërguar.
- Përparsi do të kenë kandidatët që kanë përvojë me WMS ose që kanë punuar me PDA lexuesit.
Kualifikimet:
- Kandidati duhet të ketë minimum 1 vit përvojë pune si deposit apo punë të ngjashme.
- Diplomë e shkollës se mesme,
- Patentë shoferi valide (B)
Kriteret:
- Aftësi për punë në ekip
- Të jenë të motivuar për zhvillim
- Të jenë të përgjegjëshem dhe bashkëpunëtor
- Preferohet të jetë mashkull, për shkak të natyrës së punës
Agjent i shitjes (2) (Prishtinë)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Aftësi të shkëlqyera në shitje, negocim dhe komunikim
- Të ndaj prioritetet, të bëjë menaxhimin e kohës dhe të ketë aftësi organizative
- Të kujdeset për mirëmbajtjen e vendit të punës,
- Të jetë i aftë të punoj nën presion dhe të jetë i hapur ndaj reagimeve
- Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me punën
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme,
- Patentë shoferi valide (B)
- Njohuri të gjuhës Angleze
- Të ketë përvojë në fushën shitjes dhe menaxhimit
- Përvojë pune si agjent i shitjes apo në lëmi të përafërta
Kriteret:
- Aftësi për punë në ekip
- Të jenë të motivuar për zhvillim
- Të jenë të përgjegjëshem dhe bashkëpunëtor
- Të jenë komunikues dhe puna me blerësit të jetë prioritet
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko këtu” apo përmes email it: [email protected]