Shofer
Data e publikimit
27-12-2024
Data e perfundimit
07-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
KosovaPress shpallë konkurs për:
- Shofer
Detyret dhe pergjegjesite e pozites:
- Mban librin e shënimeve të kilometrave në baza ditore
- Shfrytëzon pikat e karburantit të caktuara nga mbikëqyrësi dhe faturat e karburanteve i dorëzon në administratë
- Në pajtim me planin e aktiviteteve, ngasësi i automjetit dërgon dhe merr ekipet në destinacionet e kërkuara
- Pas përfundimit të orarit të punës, çelsi duhet të dorëzohet në redakis dhe automjeti duhet të jetë në parkingun e caktuar.
- Mirëmban tërë dokumentacionin e automjeteve, bën kontrollin ditor të automjeteve, inspektimin ditor para nisjes si: Nivelin e ujit, nivelin e vajit të motorit, karburantin, tabelën kontrolluese (ku evidentohen realizimi i shpejtësisë, kilometrat ,sinjalizimet, niveli i karburantit etj.),si dhe kontrollimi i jashtëm i automjetit .
- Ndërmerr procedurat për regjistrimin e automjetit dhe në bazë të nevojës, me aprovim nga mbikëqyrësi kryen servisimin e automjetit.
- Në rast të aksidentit rrugor menjëherë duhet të njoftojë organet kompetente të sigurisë dhe njëkohësisht të njoftoj personin përgjegjës të punëdhënësit.
- Gjatë ngasjes së automjetit ngasësi duhet të respektoj rregullat e komunikacionit, në rast të mos respektimit të rregullave dhe të shkaktimit të kundërvajtjes, dënimet do ti bartë vet.
- Shpërndarjen e materialeve (përfshirë dokumente) të kompanisë sipas kërkesës.
Kualifikimet e kerkuara:
- Patent Shofer kategoria B
- Përvojë pune
- Të jete efikas ne pune ekipore
- Të jetë i komunikueshëm
Të gjithë të interesuarit të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu”