www.ofertapune.net Shofer, Agjent/e i/e Shitjes | PunaIme

Shofer, Agjent/e i/e Shitjes

Kompania

Global Group Distribution

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-07-2024

Data e perfundimit

16-09-2024

Lloji i orarit

Part Time

Global Group Distribution, ne zgjërim të aktivitetit kërkon të punësoj njerëz energjikë dhe të vendosur në pozicionin Shofer dhe Agjent të Shitjes ne qytetin e Prishtines.

Detyrat:

  • Drejton furgonin për të transportuar mallra, sipas nevojave te kompanisë;
  • Është përgjegjës për vlerën dhe për cilësinë e mallrave të ngarkuar në Depo, sipas dokumenteve të përgatitura nga personat përgjegjës;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
  • Kontrollon automjetin sipas ligjit të sigurisë së ecjes në rrugë, para se të niset për udhëtim.
  • Njofton përgjegjësit e transportit për çdo parregullsi që mund të jetë në automjet.

Kualifikimet:

  • Të kenë aftësi të mira komunikuese.
  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve.
  • Të aftë për të punuar në skuader.
  • Leje drejtimi automjeti kategoria B.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në adresën: [email protected]

Afati i aplikimit: 15.07.2024