Shitëse (Sales Consultant)
Data e publikimit
29-05-2025
Data e perfundimit
27-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Konkurs pune: Shitëse (Sales Consultant) në Sektorin e Mobiljeve
Vendi i punës: Ferizaj, Kosovë
Orari: Full Time
Fillimi: I menjëhershëm
Rreth nesh:
Mobilje Nobel është një nga emrat më të njohur në tregun e mobilieve në Kosovë. Me mbi 10 vite përvojë dhe një sallë ekspozuese prej 2.200 m², ne ofrojmë mobilje bashkëkohore, funksionale dhe me cilësi të lartë për çdo ambient të shtëpisë. Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një shitëseje energjike dhe të përkushtuar, e cila ka pasion për arredimin e brendshëm dhe kujdes maksimal ndaj klientit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Konsultimi me klientët në showroom dhe online
- Përgatitja e ofertave dhe ndjekja e porosive
- Prezantimi i mobilieve dhe kombinimeve sipas kërkesës së klientit
- Kujdesi për rendin dhe paraqitjen e produkteve në showroom
- Mbajtja e kontaktit me klientët deri në përfundimin e shitjes
- Ndihmë në porosi dhe dokumentacion bazë
- Krijimi dhe përpunimi i përmbajtjes për rrjetet sociale (foto, video, përshkrime)
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në shitje (e preferueshme)
- Aftësi të mira komunikimi dhe paraqitje profesionale
- Njohuri bazike të kompjuterit (Word,Excel,SoMware biznesi)
- Pasion për mobilie dhe dizajn të brendshëm
- E dëshirueshme: njohje bazë në krijim të përmbajtjes për rrjete sociale
- E preferueshme: Njohuri në gjuhën gjermane ose angleze
Ne ofrojmë:
- Pagë fikse + bonus nga shitjet
- Ambient pune bashkëpunues dhe miqësor
- Trajnime për produktet dhe aftësitë e shitjes
- Mundësi për avancim në pozita më të larta
Aplikoni tani:
Na dërgoni CV-në përmes butonit “Apliko Këtu” ose në:
+383 49 808 769 (telefon)
+383 48 395 736 (viber)