Shitëse Ambulantive (8)
Data e publikimit
10-04-2025
Data e perfundimit
25-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
SHITËSE AMBULANTE (x8)
Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.
Përshkrimi i pozitës:
Parku më i madh i argëtimit në Kosovë, është në kërkim të Shitëseve Ambulante, të cilat do të operojnë nga kabina të veçanta të vendosura në pika strategjike brenda parkut. Kjo pozitë ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe cilësore për vizitorët përmes përgatitjes dhe shitjes së akulloreve soft-serve dhe pijeve freskuese të tipit “Slush”, gjatë gjithë sezonit të verës. Roli është i përshtatshëm për persona energjikë, të buzëqeshur dhe me dëshirë për të punuar në ambient të hapur dhe dinamik. Shitësja ambulante do të jetë një nga pikat e para të kontaktit me vizitorët e parkut dhe për këtë arsye pritet të ofrojë një qasje mikpritëse dhe një shërbim cilësor që ndikon direkt në përvojën e përgjithshme të klientëve. Përgjegjësia e kësaj pozite nuk përfundon vetëm me përgatitjen e produktit, por përfshin gjithashtu mbajtjen e kabinës në gjendje higjienike, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe raportimin e saktë të të ardhurave të përditshme. Ky rol kërkon organizim të mirë, përkujdesje ndaj detajeve dhe një qëndrim pozitiv ndaj punës në grup.
Detyrat Kryesore:
- Përgatitja dhe servimi i akulloreve soft-serve dhe pijeve “Slush” në pajisje të dedikuara.
- Menaxhimi i shitjeve ditore dhe mbajtja e arkës në mënyrë të rregullt dhe të saktë.
- Kujdesi për pastërtinë e kabinës/kioskut dhe respektimi i standardeve higjienike.
- Mirëpritja e vizitorëve me sjellje miqësore dhe ndihma në zgjedhjen e produktit.
- Ruajtja e porosive dhe përbërësve në mënyrë të organizuar.
- Raportimi i çdo problemi teknik ose mungese materiali te mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Përvojë në shitje ose shërbim klienti është përparësi.
- Aftësi komunikuese të mira dhe qëndrim pozitiv ndaj vizitorëve.
- Kujdes i veçantë ndaj pastërtisë dhe higjienës personale.
- Saktësi në përpunimin e pagesave dhe mbajtjen e të dhënave ditore.
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe në orar fleksibil.
- Gatishmëri për të punuar në ambient të hapur dhe gjatë sezonit veror.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes emailit në [email protected] dhe në “subject” të shkruhet “shitese_Emri_Mbiemri” më së largu deri më datën 25 Prill 2025. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.