Shitëse
Data e publikimit
04-03-2025
Data e perfundimit
02-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Shitësja në Optika Alfa është përgjegjëse për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve, ndihmën në zgjedhjen e syzeve dhe aksesorëve optikë, si dhe për kryerjen e proceseve të shitjes dhe administrimit të produkteve në dyqan.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret dhe asiston klientët me profesionalizëm dhe përkujdesje.
- Ofron këshilla mbi zgjedhjen e syzeve dhe lenteve sipas nevojave të klientit.
- Kryen procesin e shitjes, përfshirë përgatitjen e faturave dhe pagesave.
- Kujdeset për ekspozimin e produkteve dhe mirëmbajtjen e rendit në dyqan.
- Menaxhon stokun dhe ndihmon në inventarizimin e produkteve.
- Informon klientët për ofertat dhe produktet e reja.
- Zbaton politikat e kompanisë për shërbimin ndaj klientëve dhe kthimin e produkteve.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar detyrat në mënyrë të pavarur.
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit dhe kasës fiskale.
Orari dhe Kushtet:
- Orari i punës: 6 orë në ditë, me ndërrime.
- Sigurim shëndetësor.
- Ambient pune modern dhe dinamik.
- Pagesë konkurruese dhe mundësi për bonuse.
Lokacioni: Galeria Mall (Prizren)
Nëse je energjike, komunikative dhe e apasionuar pas shërbimit ndaj klientit, Optika Alfa është vendi ideal për ty.
Apliko duke derguar CV-ne butonin “Apliko Ketu“