Shitëse
Data e publikimit
31/08/2020
Data e perfundimit
13-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shitje
PIERRE CARDIN kërkon Shitëse në dyqan (Full Time) për lokalin ne qytetin e Prishtines, ne qendren tregtare ALBI MALL, një nga brande-ve më prestigjoze të modës.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Ofrimi i një shërbimi cilësor, profesional dhe të kënaqshëm klientëve;
- Kryen prezantimin e produkteve tek klientet e dyqanit.
- Ndjek procedurat e shitjes që në momentin e ardhjes së klientit: prezantim produkti, prerje fature/kuponi fiskal dhe arketim.
- Informon klientët për koleksionet e reja dhe pershtat nevojat e klientit sipas koleksioneve te markes.
- Vendos artikujt në dyqan sipas masave dhe rregullave të Brand-it;
- Merret me zëvëndësimin e artikujve që mungojnë në dyqan;
- Kujdeset që dhoma e provës dhe ambjentet e dyqanit të jenë të rregullta dhe të pastra;
- Mban përgjegjësi për mallin që ka në dyqan.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme (Diploma Universitare është avantazh);
- Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve jo më pak se 1 vjet (Eksperienca në Fashion është avantazh);
- Etikë e lartë profesionale dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
- Të jetë e motivuar, e besueshme dhe me dëshirë për të punuar;
- Të zotërojë mirë gjuhët Angleze (është avantazh).
Kontakt:
Email: [email protected]
Numri telefonit: +38345111977