Shitës në sektor (2), Arkatar/e (2)
Data e publikimit
16-05-2023
Data e perfundimit
31-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
4 Vende të lira pune, në pozitat e përcaktuar më poshtë:
Pozita: Shitës në sektor, dy (2) vende të lira pune
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset që të arrihen targetet e vendosura të shitjeve;
- T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market;
- Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;
- I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Pozita: Arkatar/e, dy (2) vende të lira pune
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Realizon pagesa duke përcjellë me kujdes çdo kupon fiskal dhe duke analizuar në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;
- Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;
- I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;
- Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike
- I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
- Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: [email protected] → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)
- Ky konkursi do jetë i hapur deri më 25.05.2023. Njëri nga stafi ynë I Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.