www.ofertapune.net Shitës i Derivateve (Lipjan, Duhël, Talinoc), Shofer i Cisternave | PunaIme

Shitës i Derivateve (Lipjan, Duhël, Talinoc), Shofer i Cisternave

Kompania

Ibrahimi Petrol

Lokacioni

Ferizaj , Lipjan , Therandë

Data e publikimit

25-03-2025

Data e perfundimit

13-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Ibrahimi Petrol shpallë konkurs për:

  • Shitës në Karburant (Lipjan, Duhël, Talinoc)
  • Shofer i Cisternave (Transportim brenda dhe jashtë vendit)

Përgjegjësitë dhe Detyrat për Shitës i Karburanteve:

  • Ofron shërbim të shpejtë dhe të saktë për klientët që furnizohen me karburant dhe produkte të tjera (si vajra, lubrifikantë, etj.).
  • Siguron që çdo pompë karburanti të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe të saktë, duke shmangur çdo rrezik ose problem.
  • Ndihmon dhe orienton klientët në përdorimin e pompave dhe ofron informacione mbi llojet e karburanteve dhe produktet e tjera që ofrohen në pikën e karburantit.
  • Regjistron shitjet dhe siguron pagesën e saktë nga klientët duke përdorur sistemet e kasave.
  • Monitoron dhe mban rendimentin e produkteve të disponueshme në karburant, duke raportuar çdo mungesë ose problem me furnizimet.

Përgjegjësitë dhe Detyrat për Shofer i Cisternës:

  • Transporton karburantin nga depot kryesore ose vendet e furnizimit deri në pikat e shitjes në mënyrë të sigurt dhe efikase.
  • Siguron që karburanti të jetë i transportuar në kushte të sigurta dhe që të gjitha masat e sigurisë të respektohen gjatë ngarkimit dhe shkarkimit.
  • Mban të gjitha dokumentet e nevojshme për dërgesat dhe merr pjesë në procedurat e kontrollit të cilësisë së karburantit.
  • Siguron që cisterna të jetë e pastruar dhe në gjendje të mirë pune për çdo udhëtim, dhe realizon kontrolle të rregullta të pajisjeve dhe sistemeve të sigurisë.
  • Ndjek rregullat dhe procedurat e sigurisë në transportin e karburanteve dhe përdor masat paraprake për parandalimin e aksidenteve.

Të gjihë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes numrit kontaktues 049-271-629

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?