www.ofertapune.net Shitës/e, Punëtor në Depo | PunaIme

Shitës/e, Punëtor në Depo

Kompania

Xiaomi Store

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-06-2024

Data e perfundimit

19-08-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Xiaomi Store Kosova po kërkon dy shitës/e të përkushtuar dhe të motivuar për të bashkëpunuar si shitës apo shitëse në dyqanin tonë të elektronikës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Pritja dhe asistimi i klientëve në zgjedhjen e produkteve në varësi të nevojave dhe preferencave të tyre.
  • Përgatitja dhe organizimi i vitrinave dhe stokut të produktit për të siguruar prezantimin më të mirë të produkteve.
  • Kujdesi për menjëherë pas shitjes, përfshirë instalimin e produkteve dhe ofrimin e udhëzimeve për përdorimin e tyre.
  • Monitorimi i niveleve të inventarit.
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në shitje, preferohet në fushën e elektronikës, por nuk është e detyrueshme.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit.
  • Njohuri të përgjithshme në lidhje me teknologjinë dhe pajisjet elektronike.
  • Aftësi për të punuar në një ambient dinamik.

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese, bonuse shtesë dhe mundësi për zhvillim të karrierës në fushën e shitjeve dhe shërbimeve ndaj klientëve.
  • Sigurim shëndetësor dhe aksidental
  • Mundësi për të punuar në një ambient të frytshëm dhe të motivuar.
  • Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për të ndihmuar në zhvillimin tuaj profesional.

Si të aplikoni: Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në [email protected]​  me subjektin “Aplikim për Shitës/e”. Afati i fundit për aplikim është 21.06.2024.

Info shtesë: Shkruani në Whatsapp +38348445500

Lokacioni: Albi Mall

Ju faleminderit për interesimin tuaj për të qenë pjesë e ekipit tonë!


Shpallje për Punëtor në Depo

Deko Solution është në kërkim të një punëtori të përkushtuar për të bashkëpunuar me ekipin tonë në depo

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Organizimi dhe ruajtja e mallrave në mënyrë të sigurt dhe efikase.
  • Pranimi dhe dërgimi i mallrave në përputhje me urdhrat e klientëve.
  • Monitorimi i niveleve të inventarit dhe raportimi i çdo ndryshimi apo mungesë.
  • Zbatim i rregullave dhe procedurave të sigurisë në vendin e punës.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në fushën e depove ose logjistikës është e preferueshme, por nuk është e detyrueshme.
  • Aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar në një ambient dinamik.
  • Njohuri të bazës së kompjuterit për të punuar me sistem të menaxhimit të inventarit është një avantazh.

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe aftësive të kandidatit.
  • Sigurim shëndetësor dhe aksidental
  • Mundësi për të zhvilluar një karrierë në fushën e logjistikës dhe depove.
  • Ambjent punësor i frytshëm dhe ekip i përkushtuar për suksesin e përbashkët.

Si të aplikoni: Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në [email protected] me titull “Aplikim për Punëtor në Depo”. Afati i fundit për aplikim është 21.06.2024.

Info shtesë: Shkruani në Whatsapp +38348445507

Ju faleminderit për interesimin tuaj për të qenë pjesë e ekipit tonë!