Shitës/e për Pjesë dhe Makineri
Data e publikimit
11-09-2024
Data e perfundimit
14-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KONKURS PËR PUNËSIM (2 pozita)
Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar në Kosovë për shitje të makinerive dhe servisim për brendet: Atlas Copco (Suedi), Epiroc (Suedi), CIFA-Zoomlion (Itali), Dynapac (Suedi), Husqvarna (Suedi) dhe Danfoss (Danimarkë).
Njoftim për vende të lira pune
Pozita 1: Shitës-e për Paisjet dhe Makineritë e Vogla në Ndërtim dhe Infrastrukturën Rrugore
Përshkrimi i Pozitës: Ne po kërkojmë një Shitës/e të kualifikuar dhe të motivuar për të promovuar dhe shitur paisje dhe makineri të vogla të cilat përdoren në ndërtim dhe infrastrukturën rrugore. Kandidati/ja ideal/e do të ketë përgjegjësi për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, përkrahjen në zgjedhjen e produkteve të përshtatshme dhe për arritjen e objektivave të shitjeve.
Kërkesat:
- Eksperiencë të mëparshme në shitjen e paisjeve dhe makinerive është e dëshirueshme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociatash.
- Njohuri të thella në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturnë rrugore.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
- Diplomë të mesme ose të lartë në fushën përkatëse është një avantazh.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira në përdorimin e pakos Microsoft Office.
- Të posedojë patentë shoferi kategoria B
Pozita 2: Shitës-e /Ndihmës-e të Shitjes për Materiale Konsumi dhe Pjesë Rezervë për Makineritë e Rënda
Përshkrimi i Pozitës: Po kërkojmë një Shitës-e/Ndihmës-e të shitjes për të menaxhuar shitjen e materialeve të konsumit dhe pjesëve rezervë për makineritë e rënda në industrinë e betonit, asfaltit dhe minierave. Kandidati/ja i/e përshtatshëm do të ndihmojë në identifikimin e nevojave të klientëve dhe do të ofrojë zgjidhje të përshtatshme për të garantuar kënaqësinë e klientëve dhe për të rritur shitjet.
Kërkesat:
- Eksperiencë në shitjen e materialeve të konsumit dhe pjesëve rezervë është e preferueshme.
- Njohuri në industrinë e betonit, asfaltit dhe minierave.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe orientimi ndaj klientit.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë dhe për të punuar në një ambient dinamik.
- Diplomë të mesme ose të lartë në fushën përkatëse është një avantazh.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira në përdorimin e pakos Microsoft Office.
- Të posedojë patentë shoferi kategoria B
Segment Kosova është në kërkim të kandidatëve profesional, pasionant, social, kurioz, modest, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal.
Kandidatëve të pranuar ju ofrohet kontratë pune 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, sigurim shëndetësor, shujtë ushqimi ditore dhe trajnime të vazhdueshme në punë.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t´i dorëzojnë CV-të e tyre në e-mailin: [email protected] duke specifikuar qartësisht poziten për të cilën aplikoni.
Afati i fundit për aplikim është 27 Shtator 2024.
Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.