Shitës/e në Dyqan, Mbledhës/e i/e Porosive në Depo, Serviser i Mjeteve të Punës
Data e publikimit
07-04-2025
Data e perfundimit
06-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
POZITA TË LIRA NË EKIPIN TONË
Kompania jonë është në rritje të vazhdueshme andaj jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinj që ndajnë vlera të përbashkëta si korrektësia, përkushtimi dhe puna me integritet.
Aktualisht jemi në proces të zgjerimit të ekipit dhe kemi të hapura këto pozita:
Shitës/e në dyqan
Përgjegjësitë kryesore:
- Konsultimi dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes
- Njohja dhe prezantimi i produkteve në mënyrë profesionale
- Rregullimi dhe organizimi i produkteve në hapësirat ekspozuese
- Përkujdesja për përvojën e kënaqshme të klientit
Kualifikimet e preferuara:
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese
- Përvojë paraprake në shitje përbën përparësi
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte dinamike pune
Mbledhës/e porosive në depo
Përgjegjësitë kryesore:
- Marrja dhe përgatitja e porosive sipas listave të klientëve
- Kontrolli i saktësisë dhe integritetit të produkteve para dërgimit
- Organizimi dhe mirëmbajtja e rendit në depo
- Bashkëpunimi me ekipin për efikasitet maksimal në proces
Kualifikimet e preferuara:
- Përgjegjshmëri dhe kujdes ndaj detajeve
- Aftësi për të punuar fizikisht dhe në kushte intensive
- Përshtatshmëri me përdorimin e pajisjeve skanuese (PDA) – e preferueshme
Serviser i mjeteve të punës
Përgjegjësitë kryesore:
- Diagnostifikimi dhe riparimi i veglave elektrike dhe mjeteve të tjera të punës
- Kryerja e mirëmbajtjes dhe servisimeve periodike
- Bashkëpunimi me ekipin për menaxhimin e garancive dhe ankesave teknike
- Mbajtja e evidencës për punët e realizuara dhe pjesët e përdorura
Kualifikimet e preferuara:
- Njohuri teknike për pajisje elektrike dhe mjete pune
- Përvojë në servis ose mirëmbajtje teknike përbën përparësi
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe punë të pavarur
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes butonit “Apliko Këtu” apo në [email protected] ose të na kontaktojnë në +383 44 212 816.
Afati i fundit për aplikim: 07.05.2025
Lokacioni i punës: Ferizaj (pika në Maps: https://maps.app.goo.gl/fgozuFkEft63X1NH7)