www.ofertapune.net Shitës/e, Menaxher i Logjistikes, Transportues, Financier/e | PunaIme

Shitës/e, Menaxher i Logjistikes, Transportues, Financier/e

Kompania

Di Casa Home Design

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-07-2024

Data e perfundimit

31-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Pas rritjes së kapaciteteve dhe hapësirave të prodhimit, kompania DI CASA, është në një fazë rritjeje të shpejtë. Në përshtypje të kësaj, po zgjerohet edhe stafi, duke shpallur konkurs për pozita të reja pune:

Shites/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpritja e konsumatorëve me profesionalizëm;
  • Përgjigjet efektive ndaj ankesave dhe kërkesave të klientëve;
  • Organizimi i produkteve dhe vendosja e çmimeve sipas rregullave të kompanisë;
  • Ndihma në përgatitjen e porosive për klientët e blerjeve online;

 Kualifikimet:

  • Eksperiencë pune në sektorin e shitjes është e dëshirueshme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi të produkteve;
  • Aftësi për të punuar me sukses në një ambient ekipor;
  • Aftësi të jenë në shërbim të shkëlqyeshëm ndaj konsumatorit;

Oferta dhe Avantazhet për Punonjësit:

  • Ambjent i ngrohtë dhe familjar;
  • Mundësi zhvillimi dhe rritje personale në sektorin e shitjes;

Menaxher i Logjistikes

Detyrat:

  • Planifikon dhe menaxhon punet logjistike, magazinën dhe mjetet e transportit;
  • Drejton, optimizon dhe koordinon të gjithë ciklin e shërbimit logjistik;
  • Monitoron dhe përpunon raporte për nivelin e stokut, kohën e shpërndarjes, kostot e transportit dhe efikasitetin e përdorimit të mjeteve;
  • Përpunon të dhëna dhe propozon përmirësime në proceset e punës;
  • Planifikon rrugën dhe bashkëpunon me departamentet e tjera për të koordinuar logjistikën me procedurat dhe punët e kompanisë;
  • Vlerëson dhe rekomandon përmirësime të vazhdueshme në optimizimin e kostove dhe proceseve, si dhe në rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në punë;

    Kualifikimet:

  • Përvojë pune në pozicionin e Menaxherit të Logjistikës e perferueshme;
  • Aftësi në menaxhimin e stafit dhe delegimin e përgjegjësive;
  • Aftësi analitike të shkëlqyera për të përdorur burime informacionesh në mënyrë efektive;
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, planifikim dhe menaxhim të kohës;
  • Aftësi praktike në zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;

Transportues

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të bëj përgatitjen e mallrave sipas faturave shitëse;
  • Shpërndarje te mallit në teren;
  • Detyra tjera sipas nevojes;

Kualifikimet:

  • Kandidati duhet te ketë minimum diplomen e shkollës së Mesme;
  • Patentë shoferi minimum kategoria B valide (Obligative);
  • Të jetë fleksibil në oraret e caktuara;

 Financier/e

 Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Detyra që i përkasin një pozicioni të finances
  • Bashkëpunim i ngushtë me departamentet tjera

Kualifikimet:

  • Bachelor në Financa, Kontabilitet, ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune në financë ose kontabilitet (preferohet).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose  në adresën [email protected]. Për më shumë informacione mund të na kontaktoni dhe në numrin +38349557730.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?