Shitës/e (Albi Mall, Prishtinë)
Data e publikimit
17-03-2025
Data e perfundimit
04-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Mundësi punësimi në Nike – Albi Mall, Prishtinë
Lokacioni: Albi Mall Prishtinë
POZITA: Shitës/e
Në NIKE, Inc., ne shohim një botë ku të gjithë janë atlet – të bashkuar në fuqine e jetes aktive.. Të nxitur nga pasioni ynë për sportin dhe instinkti ynë për inovacion, ne synojmë të lartësojmë potencialin njerëzor. Pavarësisht nëse puna jonë është dizenjimi i atleteve të fundit apo kodimi i një aplikacioni revolucionar, ne jemi të bashkuar nga i njëjti mision: të sjellim frymëzim dhe inovacion për çdo atlet në botë. Kjo do të thotë ju. Sepse, siç tha dikur Bill Bowerman – bashkëthemeluesi dhe trajneri legjendar i Nike, “Nëse ke trup, je atlet”.
Ne po kërkojmë që ekipës sonë të i bashkohen 7 shitës/e ne dyqanin tone flagship ne Albi Mall.
Bashkohu ekipes lidere në industrinë sportive dhe përfito:
- Pagë konkurruese
- Kontratë pune sipas ligjeve të Kosovës
- Pushim Vjetor
- Vlerësime të rregullta të performancës
- Trajnime të njohura ndërkombëtarisht
- Karrierë ndërkombëtare
- Pasi te kalohen 3 muaj punesimi, ju perfitoni 30% zbritje në çdo blerje në rrjetin e dyqaneve Sport In (Intersport, Buzz, Nike, Sizeer dhe Lacoste)
- Akivitete sociale dhe kulturë të punës
Aplikimi bëhet deri më 04.04.2025 duke dërguar email në [email protected] me Subject “Emri i Pozites” ose përmes telefonit +383 48 461 386 ose permes Kosova Job me “Apliko Këtu”