www.ofertapune.net Shitës/e | PunaIme

Shitës/e

Kompania

Kulinare

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-04-2024

Data e perfundimit

18-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Konkurs për vende të lira pune

Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende te lira pune:

Pozita: Shitës/shitëse (1 vend pune) – PAGA FILLESTARE NETO 495.00EUR + BONUS NE PERFORMANCE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të prezantojë, promovojë dhe shes produktet/shërbimet tek klientët ekzistues dhe potencial,
  • Përpilon oferta sipas kërkesave,
  • Të arrijë shitjet e synuara nën afatin e caktuar,
  • Të propozojë mënyra për rritje të shitjeve në bazë të kërkesave të klientëve,
  • Krijon dhe mirëmban kontakte profesionale me klient,
  • Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikëqyrësit dhe bashkëpunëtorët,
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet:

  • Përvojë në shitje së paku 2 vite në pozitë të ngjashme,
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe me shkrim,
  • Të kuptojë praktikat e shërbimeve ndaj klientëve dhe principet e shitjes,
  • Njohuri te gjuhës angleze,
  • Aftësi planifikuese dhe organizim të punës,
  • I motivuar për arritje të shitjeve të synuara,
  • Të posedoj patentë shoferin e kategorisë B,
  • I gatshëm për pune ekipore,
  • Aftësi të mira kompjuterike,
  • Kualifikim universitar në fakultetin ekonomik, marketing apo fusha tjera relevante, e dëshiruar.

Konkursi është i hapur deri me 15 maj 2024.

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose duke cekur për pozitën qe aplikon, së bashku me dokumentacionin përkrahës në e-mail adresën zyrtare [email protected] deri në afatin e caktuar.

Vetëm kandidatët te cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?