www.ofertapune.net Shitës/e Koncesionari për Makina Elektrike | PunaIme

Shitës/e Koncesionari për Makina Elektrike

Kompania

Electric Cars Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-05-2025

Data e perfundimit

25-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Pozita e Punës: Shitës / Shitëse – ECK

Lokacioni: ECK Showroom/ Sllatine

Orari i punës: I plotë

Afati për aplikim: 25 Maj 2025

Përshkrimi i Punës:

ECK tani edhe ne Kosove pas shume viteve që operon në tregun inovativ të makinave elektrike është në kërkim të një Shitësi/Shitëseje energjik/e dhe të motivuar, që ka pasion për teknologjinë dhe shërbimin ndaj klientit. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për prezantimin dhe shitjen e makinave elektrike, këshillimin e klientëve dhe ndërtimin e një përvoje pozitive të blerjes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të mirëpresë dhe këshillojë klientët në sallonin e shitjes.
  • Të prezantojë në mënyrë profesionale karakteristikat dhe përfitimet e makinave elektrike.
  • Të realizojë shitjet dhe të ndjekë procesin deri në përfundimin e plotë.
  • Të zhvillojë marrëdhënie afatgjata me klientët dhe të ndihmojë në ndërtimin e imazhit të kompanisë.
  • Të jetë në hap me zhvillimet e reja në industrinë e automjeteve elektrike.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Përvojë në shitje (e preferuar në sektorin e automjeteve ose teknologjisë).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bindëse.
  • Njohuri bazike mbi automjetet elektrike (trajnimi ofrohet nga kompania).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Ofrohet:

  • Pagesë fikse + komision motivues mbi shitjet.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës.

Apliko tani!

Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” apo në [email protected] deri më 25 Maj 2025.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?