www.ofertapune.net Shitës Ambulantiv (Terren), Shitës/e nga Zyra | PunaIme

Shitës Ambulantiv (Terren), Shitës/e nga Zyra

Kompania

VitaMed

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2025

Data e perfundimit

09-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

VitaMed LLC Prishtine është një kompani, e specializuar në shpërndarjen e pajisjeve dhe materialeve të konsumit për industrinë stomatologjike. Me përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit, ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh të nivelit më të lartë për klinikat dentare dhe laboratorët, duke përfshirë pajisje stomatologjike, instrumente profesionale, dhe materiale shpenzuese.

Duke operuar si një depo e besueshme dhe e organizuar, ne kemi si qëllim kryesor të mbështesim profesionistët dentarë me produkte të certifikuara dhe shërbime të shpejta. Ekipi ynë i përkushtuar ka përvojë dhe njohuri të thella mbi nevojat e industrisë, duke siguruar zgjidhje të personalizuara për çdo klient.

Ne synojmë të forcojmë marrëdhëniet afatgjata me partnerët dhe klientët tanë, duke ofruar një shërbim që bazohet në cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm.

Konkurs për Punësim

  • Një Pozitë e hapura: Shitës Ambulantiv (Terren)
    Vendi i punës: [Të përshtatshëm për tërë Kosovën]
    Kohëzgjatja: Full-time (me kohë të plotë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve stomatologjike te klientët ekzistues dhe të rinj.
  • Vizita të rregullta te klinikat dentare, laboratorët dhe farmacitë për të ndërtuar marrëdhënie profesionale dhe për të rritur shitjet.
  • Përcjellja e porosive dhe dorëzimi i produkteve tek klientët.
  • Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zgjerimin e klientelës.
  • Përgatitja e raporteve mbi aktivitetet e shitjes dhe komunikimi i rezultateve me menaxhmentin.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Eksperiencë në shitje (përvojë mbi 2 vite në fushën stomatologjike).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me klientët.
  • Patentë shoferi kategoria B (obligative).
  • Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të udhëtuar.
  • Njohuri të mira për produktet mjekësore apo stomatologjike.

  • Një Pozitë e hapura: Shitës/e nga Zyra

      Vendi i punës: Zyrat e kompanisë
      Kohëzgjatja: Full-time (me kohë të plotë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët përmes telefonit, emailit apo platformave digjitale.
  • Marrja dhe përpunimi i porosive nga klientët.
  • Ndihmesa në përgatitjen e ofertave dhe dokumentacionit shoqërues.
  • Mbështetje për ekipin e shitjes në terren.
  • Përgatitja e raporteve administrative dhe komunikimi me menaxhmentin.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Mosha 20 deri 35 vjeç.
  • Përvojë e mëparshme në shitje apo shërbim ndaj klientit (e preferuar).
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe përdorimi i kompjuterit.
  • Njohuri bazë për produkte stomatologjike është përparësi.

Për të dy pozitat ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në treg.
  • Bonuse në bazë të performancës.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.

Aplikimi:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose të dërgojnë CV-në në email-in [email protected]  deri më [Afati i fundit për aplikim nga data e pubilikimit 14 dite eshte I hapur].

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?