Shitës Ambulantiv (3)
Data e publikimit
14-09-2023
Data e perfundimit
26-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania DESPIKO LLC me zyre ne Prishtine, shpall konkurs për 3 vende pune:
Pozita: Shitës Ambulantiv
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave
- Prezanton dhe ofron shitjen e produkteve.
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.
Kualifikimet e kërkuara
- Preferohet qe te kete pervoje pune si Shites Ambulantiv
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme,
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
Paga mesatare do te sillet nga 700€ deri ne 1.000€ ne muaj NETO, varesisht nga arritja a planit te shitjes.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 13 Shtator 2023 deri më 13 Tetor 2023.