Shitës Ambulantiv
Lokacioni
Data e publikimit
08-04-2024
Data e perfundimit
31-01-2025
Kategoritë
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në rajonin e Prishtinës.
Pozita e hapur është:
SHITËS AMBULANTIV
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
SHITËS AMBULANTIV
- Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
- Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinj.
- Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
- Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e bylmetit dhe të tjerat.
- Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Të posedoj patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Si të aplikohet:
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 28 prill 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.