Shitës
Data e publikimit
27-03-2024
Data e perfundimit
28-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
POZITA: Shitës
REFERENCA: SX-24-001-2
QYTETI: Çagllavicë
PAGA: 500 €
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë të Qeramikës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës/e. Ai ose ajo do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.
PËRGJEGJËSITË:
- Të shoqërojë klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantojë produktet, të realizojë shitjen, të merret me finalizimin e inkasimit të pagesës
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve të qeramikës, duke i këshilluar klientët për dizajnet dhe trendet e fundit të industrisë
- Të jetë tip energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjithë tipet e njerëzve
- Të mendojë në mënyrë kreative për dekorimin e ambienteve të klientëve
- Të ketë vetë iniciativë për të mësuar punën nga bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit dhe pronarët e tij
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor
- Preferohet përvojë pune në industrinë e shitjes, arkitekturës apo relevante
- Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office
- Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit
- Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup
OFERTA:
- Paga bazë 500 € neto.
- Bonus 1% të shitjes varësisht prej performancës.
- Orari i punës prej 08:00 deri 16:00, nga e Hëna në të Shtune
- Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit
- Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.04.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.