Shërbim ndaj Klientit / Recepsionist
Data e publikimit
01-07-2024
Data e perfundimit
21-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Pozita: Sherbim ndaj klientit, Recepsion
Raporton te Menaxheri Operacional
ElektroServis Kosova sh.p.k
Ky pozicion ka per detyre te mbledhe te gjitha ankesat e klienteve,
Objektivi kryesor i pozicionit per sherbim ndaj klientit eshte te regjistroje dhe te informoje personat perkates te departamentit teknik per çdo problem apo çeshtje qe ka te beje me klientet/vizitoret.
Detyrat dhe Pergjegjësitë:
- Regjistron rastet/defektet me saktesi ne sistem dhe informon klientet per statusin e produktit.
- Komunikon me klientin per rastet e defekteve ne terren, informon mbi tarifat dhe kohen e sherbimit dhe njofton stafin teknik mbi rastin/defektin brenda nje afati te caktuar
- Kryen lajmrimet e defekteve ne terren ndaj kontraktoreve te rretheve dhe ndjek rastin deri ne mbyllje te procesit.
- Funksionon si nje ndermjetes mes klientit dhe departamentit teknik.
- Arketon vlera per konstatim defekti dhe paradhenie duke koordinuar cdo fund dite me departamentin e finances.
- Arkivon cdo flete garancioni dhe mandat-pagesat e bera nga klientet ne rrjetin e dyqaneve Neptun.
- Raporton cdo fund dite mbi hyrjet dhe daljet e produkteve nga Servisi.
- Mirepret klientet duke u ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave te tyre nga ana e informimit.
Kerkesat:
- Te jete e pajisur me diplome universitare (deget e komunikimit/shkencave sociale perbejne avantazh).
- Pervoje te ngjashme pune e preferueshme deri ne 3 vjet (recepsion, call center etj).
- Te zoteroje gjuhe te huaja (preferohet anglisht)
- Te kete aftesi te menaxhoje situata konfliktuale qe mund te lindin nga ankesat e klienteve
- Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese.
- Te jete sistematik ne ndjekjen e detyrave konform procedurave te shoqerise
- Te kete njohuri te mira te paketes office.
Shënim:
Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires.
Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre përmes e-mail në adresën tonë elektronike: [email protected] deri me date 15.07.2024.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE