www.ofertapune.net Shef Kontabiliteti | PunaIme

Shef Kontabiliteti

Kompania

Kompania e Sigurimeve Eurosig

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-10-2024

Data e perfundimit

02-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

K O N K U R S   P U N E

Nëse po kërkoni një punë dinamike dhe sfiduese, në një ekip profesionistësh të suksesshëm dhe në një mjedis stimulues, Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” Sh.A. ju fton të aplikoni për pozitën e radhës:                

Shef kontabiliteti

Përshkrimi i Pozitës: Kompania jonë është në kërkim të një Shefi/e Kontabiliteti të aftë dhe me përvojë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e operacioneve financiare dhe kontabilitetit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të larta organizative, përvojë të gjerë në financë dhe kontabilitet, si dhe një përkushtim të thellë ndaj cilësisë dhe saktësisë në punën e tij/saj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon dokumentet kryesore që përmbajnë aprovimet (nënshkrimet) dhe dokumentacionin e lidhur me shpenzimet që mbahen nga Departamenti i Financave.
  • Përgatit pasqyrat dhe raportet mujore, tremujore dhe vjetore sipas kërkesave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe për nevojat e menaxhmentit të kompanisë.
  • Përkujdeset për mbajtjen e regjistrave të detajuar të kontabilitetit për të gjitha transaksionet.
  • Përgatit raportet sipas kërkesave të BQK-së dhe legjislacionit në fuqi.
  • Përgatit raportimet fiskale sipas kërkesave ligjore.
  • Zbaton rregulloret e brendshme të kontrollit dhe ndjek udhëzimet dhe procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve, dhe mbajtja e llogarive.
  • Ndihmon në përgatitjen dhe hartimin e politikave të kompanisë lidhur me shpenzimet dhe të ardhurat buxhetore.
  • Kryen edhe punë të tjera të nevojshme nga fushëveprimi i Departamentit të Financave.

Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë në Fakultetin Ekonomik, me prioritet në degën e Financës-Kontabilitetit.
  • Kontabilist i certifikuar do të jetë një përparësi (preferencë për çertifikimin nga SHKÇAK/SCAAK).
  • Minimumi 5 vite përvojë pune direkte në financë.
  • Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e paketës Office, veçanërisht Excel, si dhe aftësi për të përdorur dhe kuptuar shpejt software financiar.
  • Të jetë dinamik, komunikativ dhe kërkues në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të punës.
  • Të posedojë të paktën dy letra reference nga punëdhënësit e fundit, me kontakte të qarta për verifikim.
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën financiare, fiskale dhe atë të biznesit do të jenë një avantazh i madh.
  • Njohuri të mira në gjuhën angleze.
  • Të jetë korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.

Ofrohet:

  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional në një mjedis dinamik dhe sfidues.
  • Kushte shumë të mira pune.
  • Mundësi për trajnim të vazhdueshëm në fushën e sigurimeve dhe financave.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kriteret e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni).

Aplikimi është i hapur deri më 02 nëntor 2024.

Vetëm kandidatët që do të hyjnë në rrethin e ngushtë ftohen në intervistë.