Shef Financiar – CFO
Data e publikimit
10-01-2025
Data e perfundimit
08-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Konkurs Pune: Shef Financiar – CFO
Kompania: Elektroservis Kosova sh.p.k,
Përgjegjësitë kryesore:
Planifikimi dhe strategjia financiare: Zhvillimi i planeve afatgjata financiare për të mbështetur rritjen dhe qëndrueshmërinë e biznesit.
Menaxhimi i financave: Mbikëqyrja e të gjitha funksioneve financiare duke përfshirë kontabilitetin, raportimin financiar, kontrollet e brendshme dhe pajtueshmërinë fiskale.
Analiza financiare: Kryerja e analizave për të vlerësuar qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e investimeve apo projekteve.
Menaxhimi i likuiditetit dhe kapitalit: Sigurimi i një fluksi të qëndrueshëm të parasë për të përmbushur nevojat operacionale dhe investimet.
Zhvillimi i raporteve të performancës: Hartimi i raporteve mujore, tremujore dhe vjetore për drejtuesit dhe aksionerët për të informuar mbi performancën financiare.
Këshillimi strategjik: Sigurimi i këshillave financiare për menaxhimin ekzekutiv në lidhje me vendimet strategjike dhe investimet.
Menaxhimi i riskut: Identifikimi dhe zbutja e risqeve financiare që lidhen me biznesin, si dhe sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret dhe standardet fiskale.
Implementimi i sistemeve moderne për menaxhimin e financave dhe raportimin.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Bachelor apo Master në Financë, Kontabilitet apo Ekonomi,
- Minimalisht 5-7 vite përvojë në menaxhimin financiar, me përparësi në sektorin e shërbimeve teknike apo industriale.
- Njohuri të thella në kontabilitet, ligje tatimore dhe rregullore financiare.
- Aftësi të shkëlqyera në analizën financiare dhe menaxhimin e riskut.
- Aftësi të avancuara në përdorimin e softuerëve financiare (ERP, Excel, etj.).
- Aftësi të forta në komunikim dhe bashkëpunim me ekipin drejtues dhe departamentet e tjera.
- Aftësi udhëheqëse dhe përvojë në menaxhimin e ekipeve.
Elektroservis Kosova sh.p.k ofron:
- Pagë konkurruese dhe benefite shtesë
- Mundësi për rritje profesionale dhe avancim në karrierë.
- Ambient pune dinamik dhe mbështetës.
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” si dhe në adresën e emailit: [email protected] deri me 25.01.2025.
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të bazuar në merita dhe vlerësim të performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale