Serviser për Mirëmbajtjen e Makinerive – Pirunarëve (2)
Data e publikimit
24-03-2025
Data e perfundimit
22-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Serviser për Mirëmbajtjen e Makinerive – Pirunarëve – 2 Pozita
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike, elektrike dhe hidraulike të pirunarëve dhe makinerive të tjera.
- Kryerja e mirëmbajtjes së rregullt dhe ndërrimi i pjesëve të konsumueshme (vaj, filtra, bateri, etj.).
- Inspektimi dhe sigurimi i funksionimit optimal të makinerive sipas standardeve të sigurisë.
- Mbajtja e dokumentacionit të mirëmbajtjes dhe raportimi i problemeve tek menaxhmenti.
- Udhëzimi i operatorëve për përdorimin dhe kujdesin e duhur të pirunarëve.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati:
Leje drejtimi kategoria B (e detyrueshme).
Njohuri bazike në:
- Mekanikë (motorët, transmisioni, frenat, sistemi hidraulik).
- Elektrikë (sistemet elektrike dhe elektronike të makinerive).
- Automobilistikë (funksionimi dhe mirëmbajtja e mjeteve motorike).
✔ Aftësi për të përdorur pajisje diagnostikuese dhe mjete pune.
✔ Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar.
✔ Njohuri bazë mbi sigurinë në punë.
Ofrohet:
- Paga atraktive dhe kushte të mira pune.
- Orar i rregullt (08:00 – 17:00, me 1 orë pushim).
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Aplikoni në butonin “Apliko Ketu” ose në: [email protected] ose permes telefonit +383 48 605 603 ose +383 44 605 603