www.ofertapune.net Serviser i Teknikës së Bardhë | PunaIme

Serviser i Teknikës së Bardhë

Kompania

Neptun

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-01-2024

Data e perfundimit

14-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs Pune për Pozicionin: Serviser i Teknikës së Bardhë – Elektroservis Kosova

Kompania Elektroservis Kosova lider në fushën e teknikës së bardhë, kërkon të punësojë një Serviser të përkushtuar për të riparuar pajisjet e teknikës së bardhë.
Ky pozicion eshte përgjegjës për menaxhimin e punëve të teknikës së bardhë dhe sigurimin e një shërbimi sa me cilësor për klientët tanë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Riparimi dhe servisi i teknikës së bardhë në përputhje me urdhërin e punës nga koordinatori i servisit.
  • Kërkon dhe siguron pjesët e këmbimit në kohën e duhur për urdhërat e hapur të punës nga menaxheri.
  • Mban rregullisht veglat e punës dhe siguron furnizim të rregullt të materialeve të përdorura.
  • Plotëson urdhërat e punës në kohë dhe me saktësi.
  • Njofton me kohë për produktet e gatshme për dorëzim tek klienti.
  • Menaxhimi i të dhënave të detajuara të urdhrave të punës dhe përgatitja e raporteve aktuale dhe periodike.
  • Reagon dhe përcjell problemet me produktet për riparim në mënyrë të përshtatshme.
  • Magazinon pjesët rezervë duke kryer pranim dhe dorëzim bazuar në urdhërat e punës.
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kualifikimet:

  • Shkollim i lartë i përfunduar përbën avantazh
  • Njohja e gjuhës Serbe është një avantazh.
  • Përvojë pune të mëparshme në fushën e teknikës së bardhë.

Shkathtësitë:

  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në të shkruar.
  • Aftësi për të ruajtur informacione konfidenciale.
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative.

Ne ofrojmë një ambient të punës të stimuluar dhe mundësi për zhvillim të karrierës. Nëse keni interes, ju lutemi të dërgoni CV-në dhe letër motivimi në adresën tone elektronike [email protected] ose permes linkut: https://www.neptun-ks.com/karier.nspx