www.ofertapune.net Serviser | PunaIme

Serviser

Kompania

Kulinare

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-03-2025

Data e perfundimit

04-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

 

Konkurs për vende të lira pune

Ndërmarrja Kulinare SHPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende të lira pune:

    1. Pozita: Serviser për riparim të pajisjeve elektrike, pajisjeve të ftohjes dhe pajisjeve me gaz (plin)

Detyrat dhe përgjegjësite:

  • Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet elektrike si shporet, skare, furre, friteze, mikrovale, prerëse të ndryshme etj,
  • Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet e ftohjes si frigorifere të ndryshëm, makina të akullit etj,
  • Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet me gaz (plin) si shporet, skare, friteze etj.
  • Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikqyrësitë dhe bashkëpunëtorët,
  • Ndjekja e procedurave dhe standardeve të ndërmarrjes për shërbimin e klientëve

Kualifikimet:

  • Aftësi të mira komunikuese dhe shërbimi ndaj klientit
  • Aftësi planifikuese dhe organizim të punës
  • Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj në ekip
  • Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo ndonjë trajnim relevant
  • Përvojë së paku 3 vite në pozitë të ngjajshme
  • Të posedoj patentë shoferin e kategorisë B

Ne ofrojmë:

  • Ambient të mirë pune
  • Pagë konkurruese
  • Kompenzim për orët jashtë orarit
  • Kontratë pune, orar dhe pushim të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës nr. 03/L-212

Konkursi është i hapur deri me 05.04.2025.

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në së bashku me dokumentacionin përkrahës në butonin “Apliko ketu” ose e-mail adresën zyrtare [email protected] deri në afatin e caktuar.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?