www.ofertapune.net Sektorist/e (5), Arkatar/e (5) | PunaIme

Sektorist/e (5), Arkatar/e (5)

Kompania

Beni Dona Plast Sh.p.k.

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-01-2023

Data e perfundimit

02-02-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Korporata “Beni Dona Plast” SH.P.K. me seli në adresën: Rr. “Imzot Nikë Prela”, Lagjia: “Ulpian”, pn., Prishtinë, 10 000, Republika e Kosovës, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në dispozitat e nenit 8 Rregullores për Funksionimin e Brendshëm të Korporatës, më datë 18.01.2023, shpall ketë:

K O N K U R S

Me qëllim të avancimit dhe të rritjes së veprimtarisë, “Beni Dona Plast” sh.p.k, tani është duke kërkuar staf mbështetës të kualifikuar dhe profesional për pozitat e punës si në vijim:  

  1. Sektorist/e (5 Pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpret konsumatorët dhe i ndihmon në zgjedhjen e produkteve;
  • Bënë kërkesë për furnizim me mall që nevojitet, palon mallin në rafte dhe vendosë çmimet;
  • Në rast nevoje paketon mallin e shitur;
  • Kujdeset për asortimentin, temperaturat adekuate;
  • Largon artikujt me afat të skaduar;
  • Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale :
  • Dëshmi mbi kualifikimet në rast se ka të tilla;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojm ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.

Vendi i punës:

  • Prishtinë

  1. Arkatare/e (5 Pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Organizon procesin e punës ,
  • Shërbimi i konsumatorëve,
  • Kryerja e pagesave në baza ditore,
  • Kualifikimi ,kujdesi ,mirëmbajtja e vendit të caktuar të punës,
  • Bashkpunimi kolegial
  • Implementim të planit të punës
  • Bënë palimin e mallit nëpër rafte dhe kujdeset për kontrollimin e produkteve në rafte për skadim të afatit dhe largimin e tyre ga raftet
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga drejtori direkt që ndërlidhen me procesin e pun
  • Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale :
  • Dëshmi mbi kualifikimet në rast se ka të tilla;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojm ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.

Vendi i punës:

Prishtinë

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin, të bashkëngjitni CV-në dhe dokumentet tjera mbështetëse, t’i dërgojnë përmes formës elektronike;
  • Aplikacionet mund të dorëzohen dhe në e-mail: [email protected], (tel: 044 318-387) në subject të ceket: Emri Mbiemri, Pozita dhe Qytetin për në të cilën aplikoni;
  • Afati për aplikim do të jetë nga data 01.2023 deri më 03.02.2023,  (15 ditë).
  • VËREJTJE: Dokumente e pakompletuara, dhe dokumente të cilat nuk plotësohen sipas specifikave të lartcekura nuk do të trajtohen. Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen.

Aplikacioni për punësim