www.ofertapune.net Sekretar | PunaIme

Sekretar

Kompania

Kryqi i Kuq i Kosovës

Lokacioni

Lipjan , Mitrovicë , Shtime , Skenderaj

Data e publikimit

09-10-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Kryesia e Kryqit të Kuq të Kosovës,  në mbledhjen e vet të mbajtur më 13/09/2023, merr vendim të  shpall:

KONKURS

Për pozitën:

Sekretar i Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega Mitrovicë (1 pozitë); Dega Skenderaj (1 pozitë); Dega Shtime (1 pozitë) dhe Dega Lipjan (1 pozitë);

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë qytetarët e Komunave të lartpërmendura.

Detyrat:

  1. Është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Degës, Kryesisë së Degës dhe Sekretarit të Përgjithshëm.
  2. Është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e programeve, projekteve, aktiviteteve në territorin e degës sipas politikave, rregulloreve dhe vendimeve të nivelit qendror
  3. Është përgjegjës për administratë, financa dhe pasurinë e degës
  4. Harton dhe propozon planin vjetor të punës dhe financiar, në bashkëpunim me komisionin financiar të degës.
  5. Raporton për punën e bërë në Degë dhe planin e punës, në Kryesi të Degës, Kuvend të Degës dhe Zyrën Kryesore
  6. Përgjegjësit e tjera sipas Statutit dhe rregulloreve të Shoqatës

Kushtet:

  • Gradë Universitare ose Kualifikim profesional në menaxhim
  • Të ketë përvoje pune në punë të ngjashme  (përparësi)
  • Të ketë njohuri për Kryqin e Kuq
  • Të njoh punën me kompjuter (Microsoft Office)
  • Njohja e gjuhës angleze (përparësi)
  • Patentë shoferin  – Kategoria B
  • Përvoje pune në KKK- (përparësi)
  • Vullnetar i Kryqit të Kuq të Kosovës –  (përparësi)

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Aplikacionin për pranim; shkarkoni –  https://redcross-ks.org/publikimet/
  • Kopje e diplomës
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (vërtetime dhe rekomandime nga punëdhënësi)
  • Kopja e Letërnjoftimit
  • CV

Aplikacion Punësimi

https://redcross-ks.org/2023/10/09/konkurs-per-poziten-sekretar-dege

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e shpalljes.

Aplikacioni së bashku me dokumentacionin e kërkuar të dorëzohet në adresën e mëposhtme.

Rr.”Enver Zymberi” Nr 24, 10 000 PRISHTINË; Tel +383 (0)38 242284 Tel. +383 (0) 38 221427; E-mail: [email protected]