Sekretar/e shkolle (2)
Data e publikimit
20/07/2020
Data e perfundimit
03-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Mbështetur në nenin 21 pika 1 dhe 2 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, neni 11, paragrafi L i Ligjit për Shërbimin Civil në Kosovë nr.037L-149, neni 5 i Rregullorës nr.0212010 për procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Ministrisë së Administratës Publike, Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, shpall :
KONKURS
Për Sekretar në këto shkolla:
- Një në shkollën FMU “ Naim Frashëri” në fshatin Zaskok dhe
- Një në shkollën e mesme Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj.
Kushtet: Të ketë njohuri dhe shkathtësi për udhëheqjen e punëve administrative-juridike, financiare dhe teknike në kuadër të institucionit shkollor,
- Të ketë qasje të drejtë, përkushtim dhe përgjegjësi të plotë në përcjelljen e rregullativës juridike, administrative dhe financiare për kryerjen e suksesëshme të obligimeve në punë,
- Të njohë mirë punën me kompjuter për hartimin e raporteve periodike dhe pasqyrave tabelare lidhur me punën dhe aktivitetin në shkollë.
Kualifikim: Për vendet e lartë cekur kërkohet fakulteti Juridik drejtimi i përgjithshëm, ose Administratës publike dhe 2 vite përvojë pune në profesion.
Për Aplikim kërkohet dokumentacioni në vijim:
- Kërkesa, Diploma e fakultetit, kopje e vërtetuar, Çertifikatën e lindjes-Dëshmin për njohjen e kompjuterit nëse keni,
- Dëshmin që nuk jeni në procedur hetimore ose nën hetime, dhe kopjen e letërnjoftimit.
Përshkrimi i detyrave të punës: Kujdeset për zbatimini e dispozitave ligjore dhe akteve tjera juridike në institucionin arsimor,
- Ndihmon drejtorin lidhur me organizimin dhe administrimin e aktiviteteve në shkollë,
- Përgatitë shkresa, vendime kërkesa dhe akte tjera për shkollën sipas rekomandimit të drejtorit,
- Udhëheqë punët administrative, financiare dhe teknike në shkollë,
- Organizon dhe udhëheqë me përkushtim dhe pedantëri arkivin e shkollës,
- Ndihmon drejtorinë e shkollës për bashkpunim me prindër, komunitetin dhe arsimtarët,
- Kujdeset për sistemimin e dosjeve të punëtorëve, kontratat e punës, librin e rgjistrimit të punëtorëve shkollor,
- Kujdeset për kontratat e mësimdhënësve dhe personelit tjetër në shkollë,
- Përgatit ndryshimet mujore sipas nevojës për listën e pagës për punëtorë, -Kryen edhe punë tjera të caktuar nga drejtori i shkollës.
Dokumentat nuk kthehen.
Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit, në tabelën e shpalljeve, web faqen e Komunës dhe në gazetën ditore prej datës 20.07.2020, deri më 03.08.2020.
Apliko këtu