Sekretar/e i/e Kompanisë (Alb/Srb)
Data e publikimit
14-06-2022
Data e perfundimit
26-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Bazuar në nenin 21, paragrafi 21.1 dhe 21.4 të Ligjit për ndërmarrjet publike Nr.03/L-087, nenin 13 të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e nenit 21, par. 21.4 të Ligjit bazik nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike, nenin 8 të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 5.3.2 dhe 5.3.3 të Manualit të punëtorëve, neni 2.2 i Politikës mbi nivelin e autorizimeve si dhe pikën 3.1, 6.3, 9.4.2 dhe 11.3.2 të Politikës së Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Bordi i Drejtorëve i KOSTT-Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-sh.a. në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 26.05.2022, mori vendim të rishpall:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
Sekretar/e i/e Kompanisë
- Kushtet e përgjithshme:
Në tekstin në vijim përdorimi i njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.
Orari i punës: Puna me orar të plotë.
Paga: Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.
Numri referues i pozitës: 1.0.2.0
Kohëzgjatja e punësimit: Katër vjeçare
- Detyrat dhe përgjegjësitë e punës :
- Është përgjegjës për mbështetjen ligjore të aktiviteteve të Bordit të Drejtorëve dhe të Kompanisë,
- Kryen të gjitha aktivitetet siç kërkohet me ligj dhe statut,
- Është përgjegjës dhe kujdeset për pajtueshmëri me ligjet e zbatueshme, praktikave më të mira ndërkombëtare, rregulloreve të brendshme dhe statutit të kompanisë,
- Mbikëqyrë organizimin e takimeve të Bordit të Drejtorëve dhe komisioneve të Bordit,
- Është përgjegjës për harmonizimin e akteve normative në kompani me ligjet në fuqi,
- Jep këshilla juridike Drejtorëve të BD, si dhe Kryeshefit Ekzekutiv,
- Është përgjegjës për mbajtjen e procesverbaleve të secilës mbledhje të BD dhe Komisionit të Auditimit,
- Mbështet komunikimin në mes të Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve, Kryeshefit Ekzekutiv dhe Drejtorëve të Departamenteve, si dhe në mes të BD dhe Aksionarit si dhe të punësuarve,
- Merret me menaxhimin e zyrës së sekretarit të kompanisë,
- Për punën e tij i përgjigjet Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv.
- Kualifikimet dhe përgatitja profesionale :
- Të jetë jurist i diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t’i ketë përfunduar studimet master;
- Të ketë të dhënë provimin e jurisprudencës;
- Përvoja profesionale më së paku 8 vite punë (e preferueshme 3 vite përvojë nga fusha e qeverisjes korporative ose të drejtës së shoqërive tregtare, si dhe preferohet së paku 3 vite përvojë pune në sektorin e energjisë elektrike);
- Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks në Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjet për Energji dhe akteve të BE për energji;
- Njohje të shkëlqyeshme të punës në aplikacionet për zyre;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe me shkrim dhe në të folur;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze;
- Njohuri të mirë të punës me kompjuter;
- Aftësi organizative dhe koordinuese;
- Besueshmëri dhe konfidencialitet.
- Forma e aplikimit
Aplikimi për pozitën e shpallur duhet të bëhet në formë elektronike duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund të shkarkohen nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com
E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: [email protected]
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopja e letërnjoftimit, kopja e diplomës të shkollimit, dëshmitë e përvojës së punës profesionale, dëshmitë mbi kualifikimet tjera profesionale, Biografia (CV), një letër motivuese dhe dëshmia që nuk jeni nën hetime.
Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.
Kandidatët të cilët ftohen për intervistim duhet ti sjellin me vete të gjitha dokumentet të cilat i dëshmojnë shënimet e theksuara në aplikacion.
Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkursin publik të shpallur në mjetet e informimit publik dhe në webfaqen zyrtare të KOSTT-it.
Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet pas përfundimit të afatit për aplikim. KOSTT e mbanë të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët në harmoni me politikat e aprovuara të kompanisë. Vetëm kandidatët e selektuar për listën e ngushtë do të kontaktohen. Selektimi i kandidatitëve që plotësojnë kushtet e konkursit, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me dispozitat ligjore (Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Ligjit të Punës dhe akteve nënligjore) si dhe rregulloreve përkatëse të kompanisë.
Konkursi publik mbetet i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik dhe në webfaqen e KOSTT, nga data 14.06.2022 deri më 13.07.2022 ora 24:00.
Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Prishtinë, 13.06.2022
Na osnovu člana 21, stav 21.1 i 21.4 Zakona o javnim preduzećima br. 03 / L-087, člana 13. Zakona br. 04
- L-111 o izmenama i dopunama člana 21, st. 21.4 Osnovnog zakona br. 03 / L-087 o javnim preduzećima, član 8 Zakona o radu br. 03 / L-212 Republike Kosovo, član 5.3.2 i 5.3.3 Priručnika za zaposlene, član 2.2 Politike o nivou ovlašćenja, kao i tačke 3.1, 6.3, 9.4.2 i 11.3.2 od Politika zapošljavanja i odabir KOSTT-a, Upravni odbor KOSTT-Sistema, Operator prenosa i tržišta-sh.a. na sastanku održanom 14.07.2021, odlučio da ponovo potvrditi:
JAVNI KONKURS
Da popunite upražnjeno mesto:
Sekretar Kompanije
- Opšti uslovi:
U sledećem tekstu upotreba jednog pola ne isključuje drugi pol.
Radno vreme: Puno radno vreme.
Plata: Visina plate biće određena u skladu sa odobrenim politikama KOSTT -a.
Referentni broj pozicije: 1.0.2.0
Trajanje zaposlenja: Četiri godine
- Dužnosti i odgovornosti posla
- Odgovoran je za pravnu podršku aktivnostima Odbora direktora i Kompanije,
- Obavlja sve aktivnosti u skladu sa zakonom i statutom,
- Odgovoran je i osigurava usklađenost sa važećim zakonima, najboljim međunarodnim praksama, internim propisima i statutom kompanije,
- Nadgleda organizaciju sastanaka Upravnog odbora i odbora Odbora, odgovoran je za usklađivanje normativnih akata u kompanijama sa važećim zakonima,
- Pruža pravne savete direktorima OD, kao i izvršnom direktoru,
- Odgovoran je za vođenje zapisnika sa svakog sastanka OD i Revizorske komisije,
- Podržava komunikaciju između predsednika Upravnog odbora, glavnog izvršnog direktora i direktora odeljenja, kao i između OD i akcionara, kao i zaposlenih, bavi se rukovodstvom kancelarije sekretara kompanije,
- Za svoj rad odgovara Odboru direktora i Izvršnom direktoru.
- Kvalifikacije i stručna sprema
- Da ste diplomirani pravnik u skladu sa četvorogodišnjim programom ili da ste završili master studije;
- Položili pravosudni ispit;
- Profesionalno iskustvo od najmanje 8 godina rada (poželjno 3 godine iskustva u oblasti korporativnog upravljanja ili prava kompanija, kao i poželjna najmanje 3 godine radnog iskustva u elektroenergetskom sektoru);
- Dobro poznavanje važećih zakona i propisa, sa naglaskom na Zakon o javnim preduzećima, Zakon o privrednim društvima, energetske zakone i energetske akte EU;
- Odlično radno znanje u kancelarijskim aplikacijama;
- Odlične komunikacione veštine;
- Odlično poznavanje pisanog i govornog albanskog jezika;
- Dobro poznavanje engleskog jezika;
- Dobro poznavanje rada na računaru;
- Organizacione i koordinacione sposobnosti;
- Pouzdanost i poverljivost.
Način apliciranja:
Prijava za objavljeno radno mesto mora se izvršiti elektronskim putem popunjavanjem prijava koje se mogu preuzeti sa veb stranice KOSTT -a: www.kostt.com
Adresa e-pošte za prijavljivanje je: [email protected]
Uz prijavu je potrebno priložiti kopiju lične karte, kopiju školske diplome, dokaze o profesionalnom radnom iskustvu, dokaze o drugim stručnim kvalifikacijama, biografiju (CV), propratno pismo i dokaz da niste pod istragom.
Originalni dokumenti moraju biti predočeni u vrijeme intervjua ili prije intervjua, ako je potrebno. Kandidati koji su pozvani na intervju moraju sa sobom ponijeti sve dokumente koji dokazuju bilješke navedene u prijavi.
Prijave će primati samo kandidati koji ispunjavaju uslove objavljene na javnom konkursu objavljenom u medijima i na zvaničnoj veb stranici KOSTT -a.
Zvanična evaluacija kandidata i intervjui će se obaviti nakon isteka roka za prijavu.
KOSTT zadržava pravo da formira uži izbor kandidata u skladu sa odobrenim politikama kompanije. Biće kontaktirani samo kandidati koji uđu u uži izbor.
Odabir kandidata koji ispunjavaju uslove konkursa, intervjui, izbor i informisanje kandidata vršiće se u skladu sa zakonskim odredbama (Zakon o javnim preduzećima, Zakon o radu i podzakonskim aktima) kao i relevantnim propisima preduzeća.
Javni konkurs ostaje otvoren 30 dana od dana objavljivanja u medijima i na veb stranici KOSTT -a, od 14.06.2022 Do 13.07.2022 godine u 24:00.
Prijave nakon isteka roka ili nepotpune neće se razmatrati.
Priština, 13.06.2022