Sekretar/e i/e kompanisë, Zyrtar/e Kryesor i Financave dhe Thesarit
Data e publikimit
05/10/2020
Data e perfundimit
16-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Duke u bazuar në Nenin 21, Paragrafi 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, në Nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Nenit 21, Paragrafi 21.4 të Ligjit bazik Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, në Nenin 8, Pika 1 dhe 2 të Ligjit të Punës 03/L-212, si dhe në Nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik Nr. 07/2017, Bordi i Drejtorëve të KRU Bifurkacioni ShA Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur më 25.09.2020, mori vendim të shpallë:
KONKURS
Për vendet e punës:
Sekretar i kompanisë (1)
Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit (1)
- Orari i plotë i punës – Po,
- Kohëzgjatja e kontratës – 3 vjeçare,
- Koeficienti – në përputhje me politikat zhvillimore të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
Për pozitën Sekretar i kompanisë
- Udhëheqë dhe mbikëqyr punët juridike-administrative në kompani,
- Vepron si agjent i kompanisë për pranimin e njoftimeve,
- Kryen të gjitha aktivitetet, publikimet për autoritetin përkatës siç kërkohet me ligj dhe statut,
- Koordinon punët me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë dhe përgatit materialet dhe dokumente për mbledhjet e BD,
- Mbikëqyr mirëmbajtjen dhe azhurnimin e rregullt në ueb-faqen e kompanisë,
- U jep këshilla juridike punëtorëve të kompanisë,
- Është përgjegjës për mbajtjen e procesverbaleve të secilës mbledhje të BD dhe Komitetit të Auditimit,
- Është përgjegjës për harmonizimin e akteve normative në kompani me ligjet në fuqi,
- Është përgjegjës për zbatueshmërinë e ligjit në kompani,
- Për punën e tij, i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv dhe BD.
Për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
- Udhëheqë, organizon, përcjell dhe kontrollon punën e shërbimit financiar të kompanisë,
- Siguron zbatimin e politikës financiare sipas vendimeve të Bordit Ekzekutiv të kompanisë dhe Bordit të Drejtorëve,
- Përkujdeset për sigurimin e mjeteve për punë të rregullt dhe pagesën e detyrimeve,
- Jep udhëzime për organizimin e metodës së punës të kontabilitetit financiar,
- Përgatit planin për propozim e të hyrave të përgjithshme dhe shpërndarjen e tyre,
- Kujdeset për koordinimin e punëve në kontabilitet, financa, plan dhe analizë,
- Zbaton ligjshmërinë në fushën e financave,
- Harton planet vjetore dhe periodike të kompanisë në afate ligjore,
- Kujdeset për afarizëm të suksesshëm të kompanisë dhe pagesën e të ardhurave personale të punëtorëve,
- Për punën e vet i përgjigjet Bordit të Drejtorëve.
Përgatitja shkollore
Për pozitën Sekretar i kompanisë
- Fakulteti Juridik,
- Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune,
- Të këtë aftësi për punë nën presion,
- Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,
- Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel PowerPoint, PIP).
Për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
- Fakulteti Ekonomik,
- Së paku 3 (tre) vjet përvojë pune në fushën e financave, pas diplomimit,
- Të këtë aftësi për punë nën presion,
- Të ketë komunikim dhe bashkëpunim të mirë me stafin e kompanisë,
- Të këtë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel PowerPoint, PIP).
Procedura e aplikimit
Për pozitën I dhe II
- Aplikacioni për punë – kërkesa,
- Biografia, CV-ja,
- Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj,
- Diploma e fakultetit,
- Letërnjoftimi, fotokopje,
- Vërtetimi se nuk ushtrohet procedurë hetimore nga gjykata,
- Dëshmi mbi përvojën e punës.
Aplikacioni merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, zyrën nr. 1 – KRU Bifurkacioni, ku edhe bëhet dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zarf-pliko të mbyllur.
Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në ueb-faqen e kompanisë dhe në shtypin ditor, duke filluar nga data 2.10.2020 e deri më 16.10.2020, prej orës 9.00 h – 15.00 h. Telefoni për kontakt 0290/320-650.