www.ofertapune.net Sekretar/e i/e Kompanisë (Alb/Srb) | PunaIme

Sekretar/e i/e Kompanisë (Alb/Srb)

Kompania

KOSTT Sh.a

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-06-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Bazuar në nenin 21, paragrafi 21.1 dhe 21.4 të Ligjit për ndërmarrjet publike Nr.03/L-087, nenin 13 të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e nenit 21, par. 21.4 të Ligjit bazik nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike, nenin 8 të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 5.3.2 dhe 5.3.3 të Manualit të punëtorëve, neni 2.2 i Politikës mbi nivelin e autorizimeve si dhe pikën 3.1, 6.3, 9.4.2 dhe 11.3.2 të Politikës së Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Bordi i Drejtorëve i KOSTT-Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-sh.a. në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 26.05.2022, mori vendim të rishpall:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

Sekretar/e i/e Kompanisë

  1. Kushtet e përgjithshme:

Në tekstin në vijim përdorimi i njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.

Orari i punës: Puna me orar të plotë.

Paga: Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.

Numri referues i pozitës: 1.0.2.0

Kohëzgjatja e punësimit: Katër vjeçare

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e punës :
  • Është përgjegjës për mbështetjen ligjore të aktiviteteve të Bordit të Drejtorëve dhe të Kompanisë,
  • Kryen të gjitha aktivitetet siç kërkohet me ligj dhe statut,
  • Është përgjegjës dhe kujdeset për pajtueshmëri me ligjet e zbatueshme, praktikave më të mira ndërkombëtare, rregulloreve të brendshme dhe statutit të kompanisë,
  • Mbikëqyrë organizimin e takimeve të Bordit të Drejtorëve dhe komisioneve të Bordit,
  • Është përgjegjës për harmonizimin e akteve normative në kompani me ligjet në fuqi,
  • Jep këshilla juridike Drejtorëve të BD, si dhe Kryeshefit Ekzekutiv,
  • Është përgjegjës për mbajtjen e procesverbaleve të secilës mbledhje të BD dhe Komisionit të Auditimit,
  • Mbështet komunikimin në mes të Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve, Kryeshefit Ekzekutiv dhe Drejtorëve të Departamenteve, si dhe në mes të BD dhe Aksionarit si dhe të punësuarve,
  • Merret me menaxhimin e zyrës së sekretarit të kompanisë,
  • Për punën e tij i përgjigjet Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv.
  1. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale :
  • Të jetë jurist i diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t’i ketë përfunduar studimet master;
  • Të ketë të dhënë provimin e jurisprudencës;
  • Përvoja profesionale më së paku 8 vite punë (e preferueshme 3 vite përvojë nga fusha e qeverisjes korporative ose të drejtës së shoqërive tregtare, si dhe preferohet së paku 3 vite përvojë pune në sektorin e energjisë elektrike);
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks në Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjet për Energji dhe akteve të BE për energji;
  • Njohje të shkëlqyeshme të punës në aplikacionet për zyre;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe me shkrim dhe në të folur;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze;
  • Njohuri të mirë të punës me kompjuter;
  • Aftësi organizative dhe koordinuese;
  • Besueshmëri dhe konfidencialitet.
  1. Forma e aplikimit

Aplikimi për pozitën e shpallur duhet të bëhet në formë elektronike duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund të shkarkohen nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com

E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: [email protected]

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopja e letërnjoftimit, kopja e diplomës të shkollimit, dëshmitë e përvojës së punës profesionale, dëshmitë mbi kualifikimet tjera profesionale, Biografia (CV), një letër motivuese dhe dëshmia që nuk jeni nën hetime.

Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.

Kandidatët të cilët ftohen për intervistim duhet ti sjellin me vete të gjitha dokumentet të cilat i dëshmojnë shënimet e theksuara në aplikacion.

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkursin publik të shpallur në mjetet e informimit publik dhe në webfaqen zyrtare të KOSTT-it.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet pas përfundimit të afatit për aplikim. KOSTT e mbanë të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët në harmoni me politikat e aprovuara të kompanisë. Vetëm kandidatët e selektuar për listën e ngushtë do të kontaktohen. Selektimi i kandidatitëve që plotësojnë kushtet e konkursit, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me dispozitat ligjore (Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Ligjit të Punës dhe akteve nënligjore) si dhe rregulloreve përkatëse të kompanisë.

Konkursi publik mbetet i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik dhe në webfaqen e KOSTT, nga data 14.06.2022 deri më 13.07.2022 ora 24:00.

Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Prishtinë, 13.06.2022


Na osnovu člana 21, stav 21.1 i 21.4 Zakona o javnim preduzećima br. 03 / L-087, člana 13. Zakona br. 04

  • L-111 o izmenama i dopunama člana 21, st. 21.4 Osnovnog zakona br. 03 / L-087 o javnim preduzećima, član 8 Zakona o radu br. 03 / L-212 Republike Kosovo, član 5.3.2 i 5.3.3 Priručnika za zaposlene, član 2.2 Politike o nivou ovlašćenja, kao i tačke 3.1, 6.3, 9.4.2 i 11.3.2 od Politika zapošljavanja i odabir KOSTT-a, Upravni odbor KOSTT-Sistema, Operator prenosa i tržišta-sh.a. na sastanku održanom 14.07.2021, odlučio da ponovo potvrditi:

JAVNI KONKURS

Da popunite upražnjeno mesto:

Sekretar Kompanije

  1. Opšti uslovi:

U sledećem tekstu upotreba jednog pola ne isključuje drugi pol.

Radno vreme: Puno radno vreme.

Plata: Visina plate biće određena u skladu sa odobrenim politikama KOSTT -a.

Referentni broj pozicije: 1.0.2.0

Trajanje zaposlenja: Četiri godine

  1. Dužnosti i odgovornosti posla
  • Odgovoran je za pravnu podršku aktivnostima Odbora direktora i Kompanije,
  • Obavlja sve aktivnosti u skladu sa zakonom i statutom,
  • Odgovoran je i osigurava usklađenost sa važećim zakonima, najboljim međunarodnim praksama, internim propisima i statutom kompanije,
  • Nadgleda organizaciju sastanaka Upravnog odbora i odbora Odbora, odgovoran je za usklađivanje normativnih akata u kompanijama sa važećim zakonima,
  • Pruža pravne savete direktorima OD, kao i izvršnom direktoru,
  • Odgovoran je za vođenje zapisnika sa svakog sastanka OD i Revizorske komisije,
  • Podržava komunikaciju između predsednika Upravnog odbora, glavnog izvršnog direktora i direktora odeljenja, kao i između OD i akcionara, kao i zaposlenih, bavi se rukovodstvom kancelarije sekretara kompanije,
  • Za svoj rad odgovara Odboru direktora i Izvršnom direktoru.
  1. Kvalifikacije i stručna sprema
  • Da ste diplomirani pravnik u skladu sa četvorogodišnjim programom ili da ste završili master studije;
  • Položili pravosudni ispit;
  • Profesionalno iskustvo od najmanje 8 godina rada (poželjno 3 godine iskustva u oblasti korporativnog upravljanja ili prava kompanija, kao i poželjna najmanje 3 godine radnog iskustva u elektroenergetskom sektoru);
  • Dobro poznavanje važećih zakona i propisa, sa naglaskom na Zakon o javnim preduzećima, Zakon o privrednim društvima, energetske zakone i energetske akte EU;
  • Odlično radno znanje u kancelarijskim aplikacijama;
  • Odlične komunikacione veštine;
  • Odlično poznavanje pisanog i govornog albanskog jezika;
  • Dobro poznavanje engleskog jezika;
  • Dobro poznavanje rada na računaru;
  • Organizacione i koordinacione sposobnosti;
  • Pouzdanost i poverljivost.

Način apliciranja:

Prijava za objavljeno radno mesto mora se izvršiti elektronskim putem popunjavanjem prijava koje se mogu preuzeti sa veb stranice KOSTT -a: www.kostt.com

Adresa e-pošte za prijavljivanje je: [email protected]

Uz prijavu je potrebno priložiti kopiju lične karte, kopiju školske diplome, dokaze o profesionalnom radnom iskustvu, dokaze o drugim stručnim kvalifikacijama, biografiju (CV), propratno pismo i dokaz da niste pod istragom.

Originalni dokumenti moraju biti predočeni u vrijeme intervjua ili prije intervjua, ako je potrebno. Kandidati koji su pozvani na intervju moraju sa sobom ponijeti sve dokumente koji dokazuju bilješke navedene u prijavi.

Prijave će primati samo kandidati koji ispunjavaju uslove objavljene na javnom konkursu objavljenom u medijima i na zvaničnoj veb stranici KOSTT -a.

Zvanična evaluacija kandidata i intervjui će se obaviti nakon isteka roka za prijavu.

KOSTT zadržava pravo da formira uži izbor kandidata u skladu sa odobrenim politikama kompanije. Biće kontaktirani samo kandidati koji uđu u uži izbor.

Odabir kandidata koji ispunjavaju uslove konkursa, intervjui, izbor i informisanje kandidata vršiće se u skladu sa zakonskim odredbama (Zakon o javnim preduzećima, Zakon o radu i podzakonskim aktima) kao i relevantnim propisima preduzeća.

Javni konkurs ostaje otvoren 30 dana od dana objavljivanja u medijima i na veb stranici KOSTT -a, od 14.06.2022 Do 13.07.2022 godine u 24:00.

Prijave nakon isteka roka ili nepotpune neće se razmatrati.

Priština, 13.06.2022