Sekretar/e
Data e publikimit
30/10/2020
Data e perfundimit
10-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Sekretar
Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës; Grada A
Nr. referencës së vendit të punës; 0051; 0131
Vendi; MM
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të siguroj mbarëvajtjen e punëve në zyrën e shefit të tij/saj;
- Të evidentoj, klasifikoj dhe vendos në dosje dokumentacionin e zyrës;
- Të siguroj kompletimin e të gjithë dokumentacionit që del nga zyra dhe hyn në të;
- Të siguroj pajimin e zyrës me inventar të nevojshëm;
- Të aranzhoj takimet/kontaktet e Shefit të Departamentit dhe të Sektorëve me shefat e departamenteve/divizioneve/sektorëve, me zyrtarë të tjerë të MM-së dhe me institucione te tjera sipas nevojës;
- Të administroj të gjithë korrespodencën që hyn dhe del në departamentin / sektorin përkatës;
- Të takoj dhe përcjell palët dhe vizitorët dhe të siguroj përgjigjet e duhura të gjithë palëve të interesuara në shërbimet e departamenteve/sektorëve përkatës.
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje më ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrësi më i lartë
Proceduarat e konkurrimit:
- Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim..
Shkollimi i kërkuar:
- Shkolla e Mesme.
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
- Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;
- Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
- Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
- Njohuri të gjuhës shqipe apo serbe,
- Njohuri të gjuhës angleze ( e dëshiruar),
- Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit.
- Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese.
- Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve.
- Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
- Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
- Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
- Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
- Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;
- Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar Ligjin e Punës Nr.03/L-212, Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
- Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre.
- Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë.
- Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit).
Kohëzgjatja e emërimit
- Emërimi është me afat të pacaktuar.
Data e mbylljes së konkursit
- Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
- Afati i aplikimit është nga data 27.10.2020 deri më 10.11.2020.
- Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.
Paraqitja e kërkesave:
- Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
- Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!
Kërkesa specifike:
- Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Departamentin e Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit të MM-së, apo në web-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.