www.ofertapune.net Sales Development Representative (m/f/d) Gjuhë Gjermane | PunaIme

Sales Development Representative (m/f/d) Gjuhë Gjermane

Kompania

Digital Diamonds

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-11-2024

Data e perfundimit

25-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Telekomunikim

Digital Diamonds nuk është vetëm një emër kompanie – ai pasqyron atë që ne jemi. Ne ofrojmë shërbime profesionale të marketingut dixhital dhe ekipi ynë personifkon këtë ekselencë. Çdo anëtar i ekipit tonë është një “Diamant Dixhital”, i cili shquhet për performancën e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin e veçantë në suksesin tonë të përbashkët.

Misioni juaj: Si Sales Development Representative (m/f/d), ju jeni përgjegjës për klientëve potencial që janë identifkuar nga ekipi ynë i kërkimit të të dhënave. Do të kontaktoni në mënyrë telefonike ose virtuale klientët potencialë, do të prezantoni shërbimet tona, do të ndihmoni në regjistrimin në platformën tonë dhe do të kryeni negociata shitjeje për të ftuar klientë të rinj.

Detyrat tuaja:

  • Kontaktimi i personave të kualifkuara: Do të kontaktoni klientët potencialë të cilët janë identifkuar si të kualifkuar nga ekipi i hulumtimit dhe do të zhvilloni biseda shitëse.
  • Prezantimi i shërbimeve: Do të prezantoni shërbimet tona në Grafkë dhe Motion Design dhe do të shpjegoni se si ato mund të ndihmojnë klientët potencialë.
  • Ndihmë për regjistrim: Do të ndihmoni klientët potencialë për t’u regjistruar në platformën tonë dhe do të përgjigjeni për çdo pyetje lidhur me përdorimin e saj, për të lehtësuar procesin e onboardimit.
  • Përfundimi i shitjeve: Do të kryeni negociata aktive shitjeje dhe do të ktheheni të interesuarit klientë të regjistruar.
  • Dokumentimi: Do të mbani të dhënat e shitjeve dhe kontaktet në sistemin CRM dhe do të siguroheni që informacionet janë gjithmonë të sakta dhe te përdetisuara.

Profli juaj:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese: Keni aftësi të shkëlqyera për të komunikuar në gjuhën gjermane ne nivelin C1, si me shkrim ashtu edhe gojarisht, dhe mund të bisedoni në mënyrë profesionale me klientët potencialë.
  • Përvojë në shitje: Keni përvojë në shitje telefonike dhe ftimin e klientëve, preferohet përvoja në sektorin B2B.
  • Aftësi për të bindur: Keni aftësinë të bindni klientët potencialë dhe të mbyllni me sukses marrëveshjet e shitjes.
  • Njohuri teknike: Keni një kuptim bazik të platformave dixhitale dhe teknologjive për t’ju shpjeguar klientëve potencialë mënyrën e përdorimit të platformës sonë.
  • Motivim i lartë: Jeni të motivuar dhe të orientuar drejt rezultateve, duke kërkuar gjithmonë të arrini dhe tejkaloni objektivat e shitjeve.

Çfarë ofrojmë:

  • Një vend pune të sigurt me pagë konkurruese.
  • Bonuse për performancë dhe angazhim.
  • Programet e trajnimit dhe zhvillimit profesional.
  • Mundësi të shkëlqyera për ngritje në karrierë.
  • Hapësirë dhe trajtim të barabartë për të gjithë, përfshirë diversitetin.
  • Mjedis inkluziv për personat me aftësi të kufzuara.
  • Evente ekipore për argëtim dhe bashkëpunim.

Aplikoni tani dhe bëhuni një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë! Vizitoni www.digitaldiamonds.jobs për të dërguar aplikimin tuaj sot!