www.ofertapune.net Sales & Customer Relations (M/F) | PunaIme

Sales & Customer Relations (M/F)

Kompania

Shkolla Digjitale

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-03-2025

Data e perfundimit

31-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Shkolla Digjitale është një ndër shkollat e para të hapura në Kosovë që ofron kurse të teknologjisë informative dhe programimit kompjuterik për fëmijët e moshave të reja.
Shkolla Digjitale/Digital School operon edhe në Shqipëri, Maqedoni, Slloveni, Bosnje & Hercegovinë. Së fundmi me partneritetet tona shkolla ka filluar operimin edhe në Slloveni, Gjermani, SHBA, Maqedoni, Filipine, Tunisia, Meksikë, Maroko dhe Brazil.
Andaj si rezultat i suksesit dhe procesit te zgjerimit, jemi në kërkim të pozitës:

  • Sales & Customer Relations (M/F)

Personi i pranuar do të trajnohet në teknikat më të reja të shitjes dhe Customer Relations.
Kriteret për pranim:

  • Përvojë paraprake (është përparësi).
  • Sjellje profesionale dhe të jeni komunikativ.
  • Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Aftësi për të menaxhuar fluksin e thirrjeve.
  • Disponueshmëri të punoni me orar fleksibil.
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze.

Orari i plotë i punës me dy ndërrime (09:00-17:00 dhe 13:00-21:00).
Lokacioni: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim:31.03.2025.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu”

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?