Rrobaqepëse, Kontabilist/e, Asistente për Shitje Online
Data e publikimit
03-07-2024
Data e perfundimit
22-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Tekstil, Lëkurë, Industri Veshëmbathjeje
Craft Corp shpk hap konkurs për 15 Rrobaqepëse
Kerkojme rrobaqepse me pervoje pune dhe profesionale ne qepje te rrobave.
- Duhet te kete njohuri te mire te punes me makine.
- Te jete e shkathte dhe te bashkepunoj ne çdo moment me koleget e punes.
Orari i punes: e Hene-e Shtune 8:00 deri 4:30. Cdo e dyta e shtune eshte pushim.
Lokacioni: Fushe Kosove.
Paga: 500+buka dhe bonuse tjera
Craft Corp shpk hap konkurs për Kontabilist/e
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të jetë i/e aftë në hedhjen e veprimeve financiare në programin kompjuterik të kontabilitetit në kohë dhe me saktësi si: llogaritë e inventarit, klientëve, furnitorëve etj.
- Te beje Menaxhimin e stokut ne baza ditore.
- Të kryej deklarimet në kohë reale të shtimit dhe pakësimit të fuqisë puntore.
- Duhet të ndjekë dhe menaxhojë të gjitha çeshtjet që kanë lidhje në maredhënien me ligjet për sa i përket tatim taksave dhe detyrimeve të tjera financiare.
- Harton pasqyrat financiare periodike sipas kërkesave të eprorit.
- Duhet të jetë i azhornuar vazhdimisht me ndryshimet në rregulloret fiananciare dhe legjislacion.
- Analizon dhe raporton llogaritë kryesore kontabël.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik .
- Të ketë eksperiencë pune ne kontabilitet
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
- Të njohë mirë programet e kontabilitetit në nivelin e kontabilistit si dhe të përdorë programet bazë Office, Outlook etj.
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve financiare.
Craft Corp hap konkurs edhe per pune online
Punetore per pune online.
- Duhet te merret me manaxhimin e kerkesave te klienteve ne rrjete sociale
- Te marr porosi te reia
- Te regjistroj porosite ne sistem te postes
- Duhet te kete njohuri te mira te gjuhes shqipe dhe angleze
- Paketimin e porosive.
- Puna zhvillohet nga zyret e kompanise ne dy ndrrime.
Lokacioni: Fushe Kosove.
Paga: 400€ + buka+ bonuse
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” apo në viber në numrin +38345246745