www.ofertapune.net Shitëse / Dizajnere | PunaIme

Shitëse / Dizajnere

Kompania

Tina Valerdi Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-02-2025

Data e perfundimit

06-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

BASHKOHU ME NE! – POZITË E RE NË BOTËN MAGJIKE TË FUSTANEVE TË NUSËRISË 

Nëse e dashuron modën dhe të pëlqen të ndihmosh nuset të ndihen të mrekullueshme në ditën e tyre më të rëndësishme, atëherë kjo mundësi është për ty! Tina Valerdi Kosova po kërkon një bashkëpuntore, e cila është rrobaqepëse e talentuar, që gjithashtu ka pasion për shitjen dhe punën me klientët.

Çfarë do të bësh?

  • Do t’i ndihmosh nuset të gjejnë fustanin e ëndrrave të tyre
  • Do të përshtatësh dhe modifikosh fustanet për t’u dukur të përkryera
  • Do të krijosh një përvojë të ngrohtë dhe profesionale për çdo kliente

A je personi që kërkojmë?

  • Je e aftë në qepje dhe përshtatje të vogla të fustaneve
  • Ke një ndjesi të mirë për modën dhe dizajnin (fakulteti i dizajnit ose një kurs rrobaqepësie është një plus!)
  • Të pëlqen të punosh me njerëz dhe ke aftësi të mira komunikimi
  • Je mes moshës 20-40 vjeç
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze

Çfarë të ofrojmë?

  • Pagë shumë të mirë
  • Ambient pune i ngrohtë dhe inspirues
  • Mundësi për të punuar me fustane ekskluzive dhe për të qenë pjesë e një ekipi kreativ

Të gjithë të interesuarat të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose përmes email-it [email protected] ose na kontaktoni +383 48 11 50 50

Le të krijojmë magji së bashku! 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?