www.ofertapune.net Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar | PunaIme

Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar

Kompania

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

Telefoni

038/200-325-55

Lokacioni

Dragash

Data e publikimit

29/06/2020

Data e perfundimit

11-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik si dhe në bazë të Qarkores Administrative Nr. 01/2014 i datës 08.12.2014, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, më datë 27.06.2020 shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

  • Titulli i Vendit te Punës: Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar
  • Nr. Referencës së vendit të punës: AMMK –  1/ 202
  • Koeficienti: 4.00
  • Njësia Organizative: Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës – Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”
  • Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit për Kontroll dhe Mbikëqyrje
  • Orari i punës: I plotë
  • Vendi: Guri i  Zi – Komuna e Dragashit

Detyrat dhe përgjegjësisë:

  1. Kujdeset për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e parkut kombëtar” Sharri”,
  2. Monitorimi dhe parandalimi, kontrollimi, evidentimi dhe raportimi i rregullt për te gjitha ndikimet te cilat shkaktojnë ndryshimet; 
  3. Planifikon dhe organizon shëtitjet për qëllime mësimore në zonën e mbrojtur;
  4. Kryen aktivitetet në edukimin mjedisor të vizitorëve dhe komunitetit lokal;
  5. Kujdeset për sigurinë e vizitorëve dhe ndërmarrjen e masave për shpëtim;
  6. Vëzhgon dhe përcjell gjendjen e llojeve të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve si dhe vlerave të tjera në parkun kombëtar
  7. Bashkëpunon me pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të patundshmërive në parkun kombëtar me qëllim të mbrojtjes së natyrës;
  8. Mbikëqyrë kryerjen e veprimtarive dhe punëve të lejuara në zonën e mbrojtur;
  9. Kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës në objektet të cilat gjinden në zonën e mbrojtur;
  10. Kryen edhe punët e mbikëqyrësit në bazë të autorizimit të veçantë.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara

  • Shkolla e mesme (Diploma);
  • Njohës i mirë i territorit të PK “Sharri”;
  • Njohës i mirë i llojeve të florës dhe faunës;
  • Te ketë paraqitje te mire;
  • Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme.

Buxheti: BRK

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Vërejtje: Të gjithë aplikantët janë të obliguar që gjatë dorëzimit të dokumentacionit të tyre të bartin maska dhe dorëza si dhe njëkohësisht të respektohet distanca.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ose mund të tërhiqen nga web faqja në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr. Zyrës 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.

Shpallja mbetet e hapur 15 ditë nga dita e publikimit. Data e fundit për aplikim 11.07.2020.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten:  Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit,  dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për konfirmim të gjitha dokumentet origjinale. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen ndërsa, aplikacionet e mangëta refuzohen.