Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar (6)
Data e publikimit
29/06/2020
Data e perfundimit
04-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit më datë 27.06.2020, bën:
- Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta
- Titulli i punës: Rojtar i Natyrës në Parkun Kombëtar
- Numri i referencës: AMMK – 1/ 2020 – MSHV
- Tarifa e shërbimit: 241.68 Euro (Bruto)
- Njësia Organizative: Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës – Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”
- Raporton tek: Udhëheqësi i Sektorit për Kontroll dhe Mbikëqyrje
- Lloji I kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta – (MSHV)
- Kohëzgjatja e marrëveshjes: 5 muaj
- Orari i punës: I plotë
Lokacioni: Në Komunën e Dragashit në këto rajone menaxhuese: Koritnikut, Krushevë- Globoçicë- Brod- Restelicë, Opojë / 3 ekzekutues
Në komunën e Shtërpcës në këto rajone menaxhuese: Brod, Firajë-Drajkoc, Jazhincë-Brezovicë, Shtërpcë-Gotovush, Vërbeshticë-Berevcë, Sevcë / 6 ekzekutues
Në komunën e Kaçanikut në këto rajone menaxhuese: Blerana-Jasika, Dubravë Qafshqiponja-Strazhë, Blerana-Dubrava / 4 ekzekutues
Detyrat dhe përgjegjësisë:
- Kujdeset për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e parkut kombëtar,
- Planifikon dhe organizon shëtitjet për qëllime mësimore në zonën e mbrojtur;
- Kryen aktivitetet në edukimin mjedisor të vizitorëve dhe komunitetit lokal;
- Kujdeset për sigurinë e vizitorëve dhe ndërmarrjen e masave për shpëtim;
- Vëzhgon dhe përcjell gjendjen e llojeve të bimëve, kërpudhave dhe shtazëve si dhe vlerave të tjera në parkun kombëtar;
- Bashkëpunon me udhëheqësit e projekteve hulumtuese dhe projekteve tjera të lejuara në zonën e mbrojtur;
- Bashkëpunon me pronarët dhe përdoruesit e ligjshëm të patundshmërive në parkun kombëtar me qëllim të mbrojtjes së natyrës;
- Mbikëqyrë kryerjen e veprimtarive dhe punëve të lejuara në zonën e mbrojtur;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës në objektet të cilat gjinden në zonën e mbrojtur;
- Kryen punët e mbikëqyrësit në bazë të autorizimit të veçantë.
Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara
Diploma e shkollës se mesme; Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme; Aftësi te punoj në nivelin me te larte te konfidencialitetit dhe transparencës.
Vërejtje: Të gjithë aplikantët janë të obliguar që gjatë dorëzimit të dokumentacionit të tyre të bartin maska dhe dorëza si dhe njëkohësisht të respektohet distanca.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e MEA-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 04.07.2020.
Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MEA-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MEA-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr.Zyres 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.
Apliko këtu