Rojtar
Kompania
ITBM Group
Lokacioni
Data e publikimit
01-08-2024
Data e perfundimit
28-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Siguri & Mbrojtje
Kompania ITBM është një kompani e larmishme që ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh mbështetëse me cilësi të lartë për bazën e klientëve qeveritarë dhe komercialë. E organizuar në pesë departamente, ajo ofron shërbime të inxhinierisë dhe instalimit, operacionit dhe mirëmbajtjes, furnizimit dhe dorëzimit të logjistikës, shërbimeve mbështetëse bazë, ndërtimit të përgjithshëm, IT dhe telekomunikacionit, shëndetësisë dhe shërbimeve gjuhësore me aftësinë për t’i ofruar ato në çdo vend të botës, në një mjedis armiqësor, lufte dhe pas lufte. Për më shumë informacione rreth kompanisë ITBM, vizitoni www.itbmgroup.com
Kompania ITBM po kërkon një rojtar të përkushtuar dhe të besueshëm për t’u bashkuar ekipit tonë. Kandidati ideal duhet të jetë i aftë të ruajë sigurinë e objektit dhe të parandalojë incidente të padëshiruara.
Lokacioni: Dobrotinë, Graçanicë
Lloji: I Plotë
Përgjegjësitë:
- Monitorimi dhe patrullimi i rregullt i objektit dhe hapësirës;
- Ndalon çasjen e personave të panjohur në hapësirat ku nuk lejohet;
- Kujdeset për plotësimin e saktë të formave për hyrje/daljet e vizitorëve;
- Raporton incidentet dhe aktivitetet e dyshimta;
- Kryerja e inspektimeve të rregullta për të siguruar që të gjitha zonat janë të sigurta;
- Kryen edhe punët tjera të natyrës së ngjashme të cilat përcaktohen nga udhëheqësit e tij të drejtpërdrejt.
Kualifikimet:
- Të posedojë shkollimin e mesëm;
- Të ketë më së paku 1 vit përvojë të punës si rojtar;
- Të posedoj aftësi komunikimi me gojë dhe shkrim;
- Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës;
- Të mos ketë të kaluar kriminale.
- Fleksibilitet për të punuar ndërrim të natës dhe fundjavave.
Përparësi do të kenë kandidatët e licensuar nga MPB.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” apo duke dërguar CV-në në adresën e emailit: [email protected].
We are an Equal Opportunity Employer and do not discriminate against any employee or applicant for employment because of race, color, sex, age, national origin, religion, sexual orientation or gender identity.