www.ofertapune.net Roje Pyelli (2) | PunaIme

Roje Pyelli (2)

Kompania

Komuna e Vushtrrisë

Telefoni

038/20042-435.

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

01/10/2020

Data e perfundimit

15-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, neni 80, Ligjit të Punës Nr.03/L-212 neni 8, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, neni 4, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
  • Drejtoria: Drejtoria për Ekonomi Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural,
  • Vendet e punës: Roje Pylli;
  • Numri i ekzekutuesve: Dy (2);
  • Lloji i vendit të punës: Niveli administrativo-teknik dhe mbështetës;
  • Koeficienti i pagës: 4.5;
  • Lloji i kontratës: Në kohë të pacaktuar;
  • Periudha provuese: Gjashtë (6) muaj.

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive;

  • Ruajtja e pyjeve si resurse kombëtare;
  • Ruajtja e pyjeve nga vjedhjet, shkatërrimet, dëmtimet etj;
  • Ruajtja e pyjeve private nga prerjet ilegale;
  • Ruajtja e kufijve të terrenit pyjor;
  • Parandalimi i gjuetisë ilegale;
  • I kryen procedurat e garkullimit të masës drunore;
  • Bënë fletëparaqitje për dëmtuesit e pyjeve.

Kualifikimi profesional, aftësitë, përgjegjësitë:

  • Shkolla e mesme e kryer;
  • Përvoja e punës: e preferueshme;
  • Për punën e vet i përgjigjet udhëheqësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë;

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informacionit publik.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet mund të merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë ose në faqen e internetit të komunës www.kk.rks-gov.net/vushtrri dhe pastaj dorëzohen në Zyrën e pranimit. Aplikacionit duhet ti bashkëngjisin: Kopjen e diplomës, kopjen e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, certifikatën që nuk është i dënuar dhe nën hetime, si dhe certifikata tjera mbi trajnimet dhe përvojën e punës (nëse ka). Duhet të jetë banor i Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do t& pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor. Për cdo informacion kandidatët mund të drejtohen në Njësinë e personelit (zyra numër 33), nr. i tel. 038 200 42 435.

⇒ Shpallja e plote.