Roje Objekti
Data e publikimit
02/07/2020
Data e perfundimit
09-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në bazë të nenit 8 paragrafi 1. dhe 2. të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës Nr.037 L-212, Komuna e Istogut ,shpall:
KONKURS
Për kryerjen e punëve me kontratë për kohë të caktuar
Vendi i punës: Roje Objekti në Qendrën Kulturore “ Adem Jashari“ në Istog
Institucioni : Qendra Kulturore “ Adem Jashari “ në Istog
Numri i Ekzekutuesve: 1 ( një )
Numri i referencës: O2Nr. 25, 20
Paga mujore: 250 € në muaj
Kohëzgjatja e Emrimit : Me afat të caktuar – 1 ( një ) vit
Orari i plotë : 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Sigurimi i fizik i objektit të Qendrës Kulturore “ Adem Jashari “ gjatë natës ,ditëve jo të punës si dhe festave shtetërore
- Kryerja e punëve në bazë të kerkesave të Drejtorit të Qendrës Kulturore
- Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës
- Të njoftoi me kohë për problemet apo veshtirësitë në punë,
Kushtet për punësim:
- Përgatitja e mesme shkollore
- Përparësi do të kenë personat që kanë përvojë pune si Roje Objekti
- Të mosjetë i ndjekur penalisht
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kopja e dokumentacionit të kualifikimit (diploma e shkollës së mesme)
- Kopja e letërnjoftimit
- Çertifikata e lindjes apo ekstrakti i lindjes
- Dy rekomandime
- Dëshmi qe nuk jeni i ndjekur penalisht.
Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu qysh parashihet me Ligjin nr.03, L-212 të Punës.
Paraqitja e kërkesave : Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetar, kati i I-rë, Zyra nr.100 dhe kërkesat e plotësuara dorëzohen personalisht.
Paraqitja e kërkesave : Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetar, kati i I-rë, Zyra Nr.100 dhe kërkesat e plotësuara dorëzohen personalisht në të njëjtën zyre.
Afati i aplikimit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit. Data e shpalljes së konkursit: 25.06.2020 deri më datë: 09.07.2020
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta
refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.