Thirrje për Aplikim – Ekspert për Kontekstualizim të kurrikulës së Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet
Data e publikimit
21-03-2022
Data e perfundimit
28-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Të tjera
SHPALLJE E FTESËS PËR APLIKIM
Në kuadër të Programit për Angazhim të Qytetarëve (Citizen Engagement Activity), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton individët e interesuar të aplikojnë për t’u angazhuar si Ekspert për Kontekstualizim të kurrikulës së Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet.
Informatat dhe dokumentacioni i detajuar mund të shkarkohen në:
https://www.kcsfoundation.org/en/activity/rfp02-2022cea/
Afati i fundit për dërgim të aplikacioneve është data 4 Prill 2022. Aplikacionet duhet të dërgohen me email në [email protected] duke specifikuar numrin e referencës RFP 02/2022 në subjektin e emailit. Aplikacionet pranohen vetëm në gjuhën Angleze.
Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato që nuk përkojnë me kërkesat dhe format përkatëse nuk do të shqyrtohen.